Muli shpërndan udhëzime për të mbrojtur Doktorin nga ndonjë sulm i ri fizik 

9 Shkurt 2023, 20:34Antena TEMA

Dy ditë para mitingut të 11 shkurtit, Muli ka marrë vetë përsipër sigurinë e Doktorit.

Ajo që ndodhi me mitingun e 6 dhjetorit nuk duhet të përsëritet më.

Për këtë ai ka përpiluar një sërë masash, të cilat garantojnë paprekshmërinë e tij.

Masa e parë është dalja nga PD për në bulevard, pikërisht në vendin ku u godit me grusht më 6 dhjetor.

Nuk do të lejohet të ketë fushëpamje.

Para tij në distancë 5 metra do të jetë një kordon grash, ku duhet të bëjë pjesë Albana, zonja Karo dhe gra të tjera, të cilat të tërheqin vëmendjen e turmës.

Pas tyre do vendoset media dhe në formë trekëndëshi para Doktorit do të jetë vetë Muli, me dy kandidatët kryesorë të zgjedhjeve, Këlliçi dhe Boçi.

Kështu sulmuesi duhet të kalojë njëherë mbi trupin e grave, pastaj gazetarëve, dhe pastaj mbi Mulin, para se të shkojë tek Doktori.

Rreziku i dytë shtohet nga sulmet me vezë dhe domate.

Pas thirrjes që Doktori ka bërë, që Edi Rama të sulmohet kudo që të shikohet me vezë dhe domate, Muli dyshon se Rama do bëjë gati një ushtri njerëzish të sulmojnë me vezë dhe domate Doktorin.

Për këtë do të merren masa duke vendosur anash Doktorit një grup tropojanësh të gjatë, që të kenë mundësi të presin vezët ose domatet.

Rreziku i tretë është kur të flasi.

Zeni do bisedojë me policinë të mos lejojë drone sipër kokës së Doktorit, se ata mund të kenë vezë dhe e lëshojnë mbi kokë të tij.

Po ashtu mund të rrezikojnë që vezët të jenë të ziera dhe t’i shkaktojnë plagë.

Për këtë do të heqim valët në gjithë territorin e mitingut.

I vetmi rrezik është se mos ndonjë i çmendur i Foltores, nga dashuria niset drejt tribunës dhe mund ta keqkuptojnë si agresor dhe ta qëllojnë.

Për këtë do ketë bëjnë një test, do vënë para Ilir Metën dhe do shikojnë kush i ngjitet pas atij, është i rrezikshëm.

1 Komente

  1. M
    MEMEDHETARI

    Masa e pare,dalja ne te njejtin vend ku u gjuajt me grusht Kryeplaku i Foltores,eshte nje ide gjeniale e strategut Muli... Ai e ka studjuar thelle dhe e ka mesuar ne zbor qe, rrufeja nuk bie dy here ne hale...

    Lini një Përgjigje