Muli kërkon të ftoj në Shqipëri të dashurën e McGonigal 

5 Shkurt 2023, 20:29Antena TEMA

Pas lajmeve se ish e dashura e McGonigal po jep intervista në shtyp kundër ish të dashurit të saj i cili e ka zhgënjyer pasi i ka dhënë dhurata të vogla deri në 1000 mijë dollarë, edhe pse fitonte shumë para, Mulit i lindi një ide. 
Thjirri Lelon dhe i kërkoi ta ftoj të dashurin e McGonigal në Shqipëri. Meqë ajo qenka si e papunë dhe jeton me babain, mund të na bëj shumë punë këtu tha Muli. Aq më tepër që thotë se ka qejf vullnetarizmin. 
-Po mund ta ftojmë tha Lelo, po varet se sa na bën punë ne. 
-Na bën shumë punë tha Muli. E thërrasim dhe i themi. Të dal e të thotë që McGonigal fliste çdo natë me Edi Ramën dhe ajo dëgjonte gjatë bisedës që përmendje “berisha, berisha” dhe nuk e kuptonte. Pastaj kishte guglluar dhe kishte parë që ishte emër politikani në Shqipëri. 
Pastaj më vonë të thotë që një natë Edi Rama këmbngulote dhe për ca emra të tjerë me mbiemër Berisha dhe ajo mbante mend emri Argita dhe Liri. 
Pastaj kishte zbuluar që ishte vajza dhe gruaja. 
Sa për Shkëlzenin thotë se nuk mbaj mend gjë, por mbaj mend që flsinin për dikë me emrin Zeni. 
Pasi ti thotë gjithë këto e ftojmë tek Cim Peka dhe bëjmë një emision si doli Berisha “Non grata”. 
Pastaj vazhdojmë herë pas here na tregon se si një natë ka dëgjuar që flitej për Lul Bashën dhe ajo ka dëgjuar Edi Ramën që i ka thënë e kam si vëlla, por këtu tek këto lekët ruse e ka shkelur. Duhet ta kapim patjetër. 
Os enjë herë tjetër sikur ka dëgjuar të flitej se këta duhen nxjerrë nga parlamenti dhe duhet të mos futen në zgjedhje lokale. Për këtë duhej folur me Lulin. 
Ja kështu gjëra. 
-Dakord tha Lelo e thërrasim. Interesante është nëse e bën, se kështu duket pak si idiote. Por mos mendo që është si Albana që mund të thotë çfarë i thotë Doktori. Se kjo ja ka futur dashnorit FBI e jo më ne. 
 
 
 

1 Komente

  1. G
    Gjeli

    Mero Baze je shume trap ne kuptimin e mire te fjales . Mulit dhe Leles do ja futi dy here

    Lini një Përgjigje