Ditët e fundit Muli ka shumë presion nga demokratët për të kuptuar nëse do hyjnë apo jo në zgjedhje. Doktori thotë nuk do hyjmë në zgjedhje me Edi Ramën kryeministër. Atyre u kujtohet 2019 dhe e ndajnë mendjen që nuk do ketë zgjedhje se e dinë që Rama nuk do ikë.
Lelo i cili po ashtu është i shqetësuar për këtë çështje, këmbëngul që duhet sqaruar me etapa.
-Unë mendoj se derisa KQZ të marr vendimin se kë do regjistrojë, të themi nuk hyjmë kurrë në zgjedhje pa logon tonë si PD. Dhe të kërcënojmë se do djegim Shqipërinë po na morën logon.
-Dakord tha Muli, e themi, po ja nuk na regjistruan çfarë do bëjmë pastaj.
-Pastaj duhet të themi, logon e toleruam por Edi Ramën nuk e tolerojmë kurrë dhe nuk ka zgjedhje me të.
-Dakord e thamë dhe këtë e ai nuk ikën. Si do t'ia bëjmë pastaj.
-Pastaj e thjeshtë. Do hyjmë në zgjedhje t'iu provojmë shqiptarëve se me Edi Ramën nuk ka zgjedhje. Është e qartë që do humbasim, por aman i kemi paralajmëruar shqiptarët që me Edi Ramën nuk ka zgjedhje. Ky duhet të jetë kuptimi që duhet t'i bëjmë betimit të Doktorit duke u zbërthyer demokratëve në këtë mënyrë.
-Mirë e ke ti tha Muli, por demokratët janë më të gatshëm të mos marrin asnjë bashki pa hyrë fare, se sa atë mos marrin asnjë duke hyrë. Të paktën nuk prishin dhe lekë ashtu.
Lini një Përgjigje