Muli i shqetësuar që Rama nuk ka sulmuar Doktorin me agjentin e FBI 

27 Janar 2023, 21:17Antena TEMA

Pas shumë zhvillimeve të vrullshme që ka pasur tema e agjentit të FBI dhe zbulimi i pareve ruse të opozitës, Muli është shumë i shqetësuar që nuk po del asnjë fakt që ky agjenti i FBI të ketë përndjekur Doktorin. Kjo e ka shqetësuar shumë. 
Lelo nuk ka ndonjë shpjegim serioz për këtë çështje. Ai kërkon të qetësojë Mulin duke i thënë se nuk i dihet, mund të dalë në ditët në vazhdim. Por dielli duket që në saba, thotë Muli. Nuk ka gjë. 
-Nëse nuk ka gjë, tha Lelo, atëherë ka disa shpjegime.  
Shpjegimi i parë është që Doktori ka hyrë në listë të zezë kohë më parë dhe prioritet ka qenë Basha, jo Doktori. 
-Po pse nuk e dinin amerikanët që Doktori qe kryesori, tha Muli. 
-E dinë ndoshta ata në Departamentin ë Shtetit, po FBI nuk kupton shumë nga politika. Nuk janë si unë që jam dhe polic dhe politikan. 
Shpjegimi i dytë mund të jetë se ky Neza mund t'i jetë prezantuar këtij të FBI si njeri i Doktorit dhe ai nuk ka dashur të sulmojë mikun e bashkëpunëtorit të vet. Duke menduar se janë dhe të dy nga Tropoja dhe miq shtëpie, ka thënë nuk po merremi me Doktorin. 
Shpjegimi i tretë mund të jetë që vet Rama i ka thënë lere Doktorin se ai është burrë i mirë na duhet, po shiko Lulin. 
-E kuptoj, tha Muli, por kjo nuk na intereson. Kjo po na vë para akuzës që Doktori dhe Rama janë në aleancë. Duhet të sajojmë një fabul tu mbushim mendjen që nuk është e vërtetë. 
-Se di çfarë mund të themi tha Lelo. E vetmja gjë që na mbetet të themi, është se Rama e ka bërë gjithë këtë të maskojë aleancën me Lulin. Se kështu nxjerr dhe Lulin të persekutuar dhe Doktorin e nxjerr bashkëpunëtor. Tinëzar i madh. 
 

Lini një Përgjigje