Pas vendimit të sotëm të Alibeaj që të tërheqë një prej padive që kishte të bënte me çështje procedurale të avancimit të gjyqit për legjitimitetin e PD, Muli u kap në befasi.
Thirri Lelon ta pleqëronte këtë punë.
-Ka një hile këtu, tha Muli. Pse u kujtuan tani këta të tërhiqen nga kjo kërkesa.
Mos kanë marrë siguri se e kanë të sigurtë gjyqin?
-Nuk e di, tha Lelo, por Bylykbahsi ua ka kërkuar dy javë më parë të tërhiqen. Dhe ata u tërhoqën.
Mos thonë që dëgjuam Bylykbashin dhe na e shesin dhe si bashkëpunim.
-Ky Bylykbashi sa herë flet pa leje, gjithmonë ja fut kot, tha Muli.
Detyra jonë ishte ta shtynim gjyqin pas zgjedhjeve dhe të bënim betejë të regjistroheshim me vendimin e shkalës parë të Zhukrit.
Këta tani mund të na e mbyllin para zgjedhjeve.
-Atëherë ti akuzojmë të parët, tha Lelo.
Tu themi që ju doni që tani fusha të jetë e pastër dhe të mbetet vendimi i Zhukrit, i cili ja jep vulën Doktorit.
Pra doni që të na akuzoni ne se bashkëpunojmë me Edi Ramën për të marrë vulën.
Por ta dini mirë ju dhe kushdo tjetër se kur vulën e marrim ne, jo vetëm që nuk ka bashkëpunim me Edi Ramën, por gjykatat janë të pavarura.
Gjykatat janë të varura dhe ju bashkëpunoni me Edi Ramën vetëm kur ju e merrni vulën.
Dhe këtë e di gjithë bota.
-E bëjmë, tha Muli, nuk ka problem, por kam frikë se do na trembet gjyqtarja që ka çështjen dhe do mendojë si mund ta bëjë ajo kundër Edi Ramës dhe ua jep atyre.
Se ne duam dhe gjyqin, dhe të mundim Alibeaj, dhe të mundim Edi Ramën.
Bëhet pak si shumë për gjyqtaren. Deri tek Alibej ndoshta duron, por tek Rama është pak si shumë.
-Po mire, tha Lelo, e heqim Ramën, por po e morëm do ta themi.
-Po e morëm nuk e zëmë më në gojë Alibeaj.
Fituam mbi Ramën do themi, tha Muli.
Lini një Përgjigje