Muli i penduar që nuk mbështeti Luizin për të mos dalë

15 Janar 2023, 19:21Antena TEMA

 Pas votimit të djeshëm në Big Brother, ku publiku i dha shansin Luizit të mos largohej dhe pse ka kundër gjithë pjesëtarët brenda shtëpisë, Muli u pendua që nuk bëri deklaratë publike pro Luizit. 
-Do kishim fituar pikë, i tha Lelos. Tani do dukej sikur e kishim mundur Ramën. Se po të bëja unë thirrje publike pro Luizit, njerëzit do mendonin se është direktivë e PD dhe do quhej kundër Ramës. 
-Nuk është ide e mirë tha Lelo. Nuk i dihet si shkon loja deri në fund. Ja për shembull kjo Olta Gixhari, p.sh. është shoqe e Gridës. E ka mbështetur Gridën në zgjedhjet e 2015 për Bashkinë e Durrësit. Mbaj mend që bëri status i tha :Grida më prit se po vij në Durrës!  
Shkoi dhe humbi me 15 mijë vota. Tani dhe kjo jona i bie të jetë, por është mirë ta mbështes Grida. Po fitoi themi është jona, po humbi është e Gridës. 
-Duhet pak guxim tha Muli. Po ta kishim mbështetur Luizin dje sot do ishim të fituar. 
-Nuk jam i sigurt tha Lelo. Do na thoshin se Luizi është si Doktori; arrogant, i egër me të tjerët. Do na e gjenin diçka për të na sharë. 
-Po duhet të gjejmë patjetër dikë ta mbështesim tha Muli. Derisa të mbarojë Big Brother ne nuk na ndjek njeri. Të paktën të gjejmë një personazh në Big Brother dhe të na ndjekin përmes tij. 
Ja ti thua Luizi nuk bën. Kjo Gixhari qenka shoqe e Gridës. Duhet parë kush është shok me Salianjin. 
-Po të mbështesim, atë Kristin atëhere, tha Lelo. Ai ka shenja që mund të jetë shok me Salianjin se është rezistent ndaj femrave të bukura. Nuk ua var. 
-Ta mendojmë mirë, tha Muli. Se deri sa të mbarojë ky mut spektakli, se dëgjon më njeri Doktorin. Ta dinim kështu kishim fut Karminën dhe ishim në rregull. Hajt gjeju kush janë këta tani. 
 
 

1 Komente

  1. T
    Titi

    Jane mbledhur keshilli ndrikullave ne B B

    Lini një Përgjigje