Muli sqarohet rreth ndryshimit të Doktorit ndaj Sorosit dhe "New York Times" 

3 Shkurt 2023, 18:15Antena TEMA

Sot ishte nga ato ditë që Muli nuk e shpjegonte dot asgjë pa Lelon.

Të gjitha zhvillimet kishin të bënin me SHBA.

E para, ishte respekti që kishte treguar Doktori për “New York Times”.

Që kur Muli është bërë i rëndësishëm për Doktorin nga 2008, i është ngulitur në kokë që është “letër higjenike”, siç e pat quajtur Doktori kur gazeta denoncoi Zenin për Gërdecin.

Sot ai ju referua me respekt.

-Kemi dy zhvillime pozitive, tha Lelo.

E para, shikoj një klimë zbutje drejt Sorosit dhe kjo më lehtëson mua si bashkëpunëtor i vjetër i Sorosit, por dhe shumë kuadro drejtues të Zeni.TV që kanë qenë dhe kuadro drejtues të fondacionit Soros.

Fjala vjen, tani del që nuk është Sorosi që ka denoncuar PD për paratë ruse apo që ka nxjerrë Doktorin “non grata”, por është një djalë nga Tropoja që ka ngatërruar gjithçka.

Duke qenë se ai është fisi Neza, shumë i lidhur me PD, quhet dhe sherr brenda familjes.

Ky është një lehtësim i madh për ne që jemi dhe me Doktorin, dhe me Sorosin.

E dyta, që ka po kaq rëndësi, është dhe qëndrimi ndaj “New York Times”.

Problemin tani do ta kemi me gazetën tjetër “New York Post”, e cila po boton një serial kundër Sorosit.

Kjo do të na vërë në vështirësi nëse duhet të jemi me “New York Times” apo “New York Post”.

Personalisht më pëlqen ky zhvillim të jemi me “New York Times” dhe Sorosin, por kam frikë se presioni i Kokalarit do bëjë të vetën dhe do kthehemi prap me “New York Post”-in.

-Kurrë nuk i marr vesh këto gazetat e SHBA, tha Muli.

“New York Times”, “New York Post”, “Uashington Times”, “Uashington Post”. 

-Po, tha Lelo. “New York Times” dhe “Uashington Post” janë armike, “New York Post” dhe “Uashington Times” janë tonat, janë si gazea 55 të themi.

-Po mire, tha Muli , njësoj qenkemi, paskemi secili nga një Poste dhe nga një Times në të dy qytetet e mëdha.

-Ashtu duket në pamje të pare, tha Lelo, por nuk është tamam ashtu.

Është sikur njëri të ketë Top Channel dhe tjetri Kukësi Channel.

Ngjan, po nuk janë njësoj.

1 Komente

  1. P
    Poshte Putini dhe kelyshet e tij!

    Pirdhni pirdhni ju te Temes por Rama dhe McCoginal sot eshte ne NY times qe eshte i majte e demokrat. Fundi do jete i hidhur pra me mire merruni me Big Brothers se sa mundoheni me kete humor qe te vjen per te vjelle. Muli trap eshte po ju jeni kellira e zagare te gangstereve

    Lini një Përgjigje