Muli shpall Doktorin si bashkëpunëtor me Rozetën dhe Charlin e FBI

4 Shkurt 2023, 20:24Antena TEMA

Muli ishte sot shumë entuziast nga lajmet që dilnin nga SPAK.

Më në fund Rozeta, pastruesja e famshme që ka fshirë shumë para në disa shtëpi, kishte arritur të vendoste komunikim me Doktorin dhe e kishte përdorur para prokurorëve.

Doktori ka dy javë që flet çdo ditë publikisht duke thënë që lekët pastrueses ja ka dhënë vet e zonja, që t'ia fshihte.

Dhe sot Rozeta ua ka dhënë këtë version prokurorëve

I lumtur që më në fund Rozeta ka vendosur komunikim me Doktorin, thirri Lelon ta shpërndante sa më shumë si lajm.

-Doli siç tha Doktori, i tha Muli.

Rozeta nuk ja ka vjedhur lekët.

Alda ja ka dhënë vetë t’i ruajë në shtëpi dhe ka bërë sikur i kanë humbur.

Na duhet ta përhapim këtë.

-Ta mendojmë, tha Lelo, se mos na del më keq.

-Po pse do na dalë më keq? 

-Po se ne na duhet heroinë kjo pastruesja, jo bashkëpunëtorë e të korruptuarve.

Deri tani e kemi paraqitur si përmbaruese, jo si pastruese.

Tani si bashkëpunëtore na bie kauza.

-Ke të drejtë, tha Muli.

Po si ta bëjmë këtë lajmin që Doktorit i doli fjala?

-E vetmja mënyrë është ta quajmë Rozetën bashkëpunëtore të Doktorit dhe të themi se opozita ka rekrutuar gjithë pastrueset e ministrive dhe deputetëve dhe do t’u grabisë lekët që i kanë marrë popullit.

Po shumë mirë është kjo. U hyn paniku.

Në fund të fundit detyra e opozitës kjo është, të mos lerë qeverinë të vjedhë popullin.

Kur nuk e ndalon dot ja merr lekët.

-E drejtë, tha Lelo.

Por po quajtëm Rozetën bashkëpunëtore të Doktorit, dhe ky Charli i FBI njësoj si Rozeta ka vepruar, u ka marrë lekë këtyre njerëzve në hall në Shqipëri, dhe nuk guxojnë të thonë që u ka marr lekë, njësoj si Rozeta dhe Doktori.

Bëhen treshe e fortë shumë.

Lini një Përgjigje