Pas fjalimit të Doktorit në Kuvend, Muli ja nisi punës të gjejë videot seksuale që McGonigal ka bërë në Shqipëri.
Hetimi do përfshijë çdo njeri që ai ka takuar dhe pastaj të kërkohen kamerat e hoteleve.
Thirri Lelon se si mund ta bënin mediatike këtë aksion.
-E bëjmë, nuk ka problem, tha Lelo, se seksi shet vetë.
Problemi është tek pasojat.
-Çfarë pasojash?
-Pasoja e parë është Allison, e dashura e McGonigal.
Ajo siç e ka thënë dhe vetë, është e sëmurë dhe merr ilaçe.
Nëse ne i tregojmë që McGonigal e ka tradhtuar dhe në Shqipëri duke bërë orgji, atëherë je në telashe të mëdha se ajo mund të na çmendet fare dhe na bien dëshmitë.
-Ndoshta se merr vesh, tha Muli. Ajo nuk kupton shqip.
-Pasoja e dytë mendoj që është folderi i Doktorit.
Njëherë duhet të kontrollojmë kompjuterin e tij fshehurazi.
Puna është se mos na del ndonjë video me ndonjë nga këto të partisë dhe na piu e zeza pastaj, se hapet fjala.
-S’ka problem, tha Muli.
E shikojmë vetëm unë dhe ti dhe se merr vesh njeri.
Zonjës Karo nuk i biem në sy dhe po pamë gjë.
-Pasoja e tretë është Grida, tha Lelo.
Ajo ka hapur akademi për këtë punë.
Me këtë rast do t’i rritet vlera dhe do thotë që mirë për politikë që më refuzuat e nuk morët mendimet e mia, por as për seksin s’më dëgjuat?
Dhe kam frikë se do fitojë shumë pikë.
-S’ka problem, tha Muli.
Ne duhet të gjejmë videot njëherë pastaj kalojmë në fazën e tretë të revolucionit.
Jemi akoma tek faza e dytë!
Muli ka lènè mandatin e deputetit dhe ka filluar kursin per albiter fufbolli