Muli diskutron mbi rreziqet nga rritja e rrogave 

20 Prill 2023, 20:18Antena TEMA

Pas deklaratës së Doktorit sot se rritja e rrogave në 900 euro do falimentojë Shqipërinë, Muli thirri Lelon për ta diskutuar se si duhet ta përcjellin në media.

-Kemi një problem, tha Lelo.

Doktori ka premtuar para disa muajsh se shqiptarëve do t’ua bëjë rrogën 1500 euro në muaj.

Dhe ne e argumentuam se si do ta bëjmë.

Tani e kemi pak të vështirë që ne t’u premtojmë 1500 euro, kurse për Edi Ramën të themi që nuk e bën dot 900 euro.

Duhet gjetur një arsye.

-Po, e mbaj mend, tha Muli. Po ajo ishte për primaret.

E bëmë të mobilizonim demokratët. 

-Unë mendoj se duhet ta analizojmë ndryshe, tha Lelo.

Të themi që Doktori mund ta bëjë dhe 1500 euro, pasi Doktori nuk do bëjë më as tendera, as koncesione, dhe do anulojë dhe këto pagesa që ka qeveria për PPP.

Pra duhet të rreshtojmë një sërë arsyesh që janë shpenzime të kota, duke përfshirë gjithë tenderat, gjithë PP dhe gjithë investimet natyrisht.

-Kjo është e rrezikshme, tha Muli, se po dëgjuan këta që bëjnë fushatën që s'do ketë tendera, e lënë fushatën dhe bëhen me Edi Ramën.

Duhet gjetë ndonjë arsye tjetër.

-Atëherë duhet të gjejmë një shpikje tjetër, tha Lelo.

Të themi që po fitoi Doktori, është fitore kundër SHBA, dhe Bashkimi Evropian do na japë lekë fshehurazi vetëm pse kemi sfiduar SHBA, pasi vazhdon ky rivaliteti SHBA- Evropë.

Kjo është tezë më intelektuale dhe më konspiracioniste.

Këto i besojnë shqiptarët.

Derisa besojnë Çakon që toka është e sheshtë dhe Trumpi do kthehet, çdo të enjte, pse të mos besojnë dhe këtë.

-Kjo po, tha Muli. Këtë e qan Çip Peka.

Lini një Përgjigje