Muli dyshime mbi takimin e Lulit me Dashin dhe Gonin 

30 Gusht 2023, 20:36Antena TEMA

Pas takimit të Lulit me Dashin dhe Gonin, në një kafe në Tiranë, Muli ngriti një sërë dyshimesh për çfarë kanë biseduar.

-Përse të jenë takuar vallë, pyeti Lelon?

-Me siguri do t’i ketë ftuar në Kuvend, tha Lelo. 

-Nuk besoj se kishte nevojë të pinte kafe për këtë, tha Muli.

Me siguri po u kërkon të bëjnë një koalicion të ri opozitar kundër Doktorit dhe Metës.

-Po mundet dhe kjo, tha Lelo. Ta verifikojmë njëherë.

-Si ta verifikojmë?

-Po një rrugë është të pyesim Gonin dhe Dashin.

-Po të jetë diçka kundër nesh nuk e thonë ata, tha Muli.

-Atëherë ta bëjmë lajm vet, tha Lelo, dhe ata po të duan ta përgënjeshtrojnë.

Të themi që ata kanë krijuar koalicion parazgjedhor dhe do dalin bashkë në zgjedhje.

Nëse e përgënjeshtrojnë, atëherë nuk është e vërtetë.

-Nuk besoj, tha Muli. Ata kanë të tre pati me vula.

S’kanë pse bëjnë koalicion. Atë hall e kemi ne me Metën, ngaqë s’kemi vulë.

-Po për Kukësin nuk besoj se janë mbledhur, tha Lelo, se ata s’kanë kandidatë.

-Ja ta pyes këtë Dashin vetë, tha Muli.

-Po ça të them unë. Na thirri me na qit një kafe.

I thashë Gonit, nuk shtyhet ky muhabet me kafe, se me atë dreq nuk shtyhet dhe një gotë raki.

Se s’ke ça muhabeti bë.

Po më tha Goni hajd mo burrë se nuk u bë qameti.

Ene erdhi ai na pyeti si kaluat me pushime, ça keni bë ndonjë gjë, ene iku, tha Dashi.

-Nuk folët për asgjë, tha Muli?

-Po për ça fol me burrë, në zgjedhjet në PD, ai e ka të sigurtë fitoren, në zgjedhjet në Kukës, Rama e ka të sigurtë fitoren, në referendumin e Foltores, Doktori e ka të sigurtë votëbesimin.

Vetëm unë e Goni s’kena gjë të sigurtë.

1 Komente

  1. F
    Fatmiri

    Goni e Dashi jane bashkestudent me mua.Me Lulbraven tallin meneren.Jam kurjoz ta di nga gazetarucet se kush e pagoi tavolinen e keij takimi humoristik?..Per Gonin e Dashin u jap siguri se nuk e kane futur doren ne xhep!

    Lini një Përgjigje