Pas intervistës së Ramës me gazetarin grek të Kathimerinit, Muli thirri Lelon për të nisur sulmin ndaj gazetarit grek.
-Duhet ta zhvlerësojmë si të blerë nga Rama me lekët e inceneratorëve, tha Muli.
-Por duhet t’i gjejmë ndonjë gjë, tha Lelo, që të bëhet i besueshëm.
-Po më të besueshëm se grekët jemi ne kur ja fusim kot.
Se ata janë shumë më lart se ne kur nisin fushata.
I ka zili Doktori.
-Po mire, ti themi që ky gazetari ka një origjinë nga Korfuzi dhe është kushëri me Edi Ramën, tha Lelo.
Ndryshe s’kishte si ta dinte që Rama ka hap ekspozitë në Korfuz që më 1990.
-Nuk ngjit shumë kjo punë e kushërinjve tek Rama, tha Muli, se nuk pjerdh për ata ai.
Duhet t’i gjejmë një gjë me lekë.
D.m.th t’i themi që kur Rama ka qenë në Athinë tek ekspozita, e ka rekrutuar këtë gazetarin, e ka lidhur me Fugën dhe ai i jep një honorar çdo muaj.
Kjo kuptohet dhe në fund të intervistës kur i thotë atij “jeni i mirëpritur në Shqipëri”.
D.m.th tregon se e kanë rekrutuar.
-D.m.th, tha Lelo, ta akuzojmë këtë gazetarin si spiun shqiptar?
-Po, tha Muli.
Puna është se kjo akuzë i prish punë atij në Greqi, po jo këtu në Shqipëri.
Ne duam t’i prishi punë në Shqipëri.
-Atëherë t’i themi që Edi Rama do t’i japë një vilë në Dhërmi nga ato që ndërtohen dhe po e përdor kundër Belerit dhe Doktorit.
-Dakord, tha Lelo. Kjo i egërson njerëzit.
Sidomos po të jetë tek tokat e Zenit që i ka në emër të botës.
-Po më të besueshëm se grekët jemi ne kur ja fusim kot. 100% e sakte!