Situata në Kukës e ka vënë Mulin në pozitë të vështirë.
Armiqtë e tij në PD e Kukësit, po përpiqen ta izolojnë dhe të hakmerren ndaj tij.
Ndërkohë që Doktori ka shpallur primaret, kandidati i Lulit thotë që nuk ka nevojë për primare, por të pranojnë ata për kandidat.
-Kjo është situatë më e rrezikshme, tha Muli.
Më mirë ja japim me dorën tonë Edi Ramës, se si t’i japim mbështetje Lulit.
-E kuptoj, tha Lelo, por disa nga këta të Lulit thonë që duhet të bashkohemi.
-Mos, se është kurth, tha Muli.
Gjithë puna është që të thonë e mundëm Doktorin në Kukës.
Nuk duhet ta lejojmë.
E bëjnë nga inati im ata të degës së Kukësit.
Duhet të nxjerrim kandidatin tonë.
Ai i Lulit të bëjë ç’të dojë pastaj.
Po të dojë ai të na bashkohet ne.
-Është pak e paqartë për demokratët kjo situate, tha Lelo.
Se atyre u themi të bashkohemi dhe këtej nuk pranojmë asnjë ofertë.
-Kemi thënë të na bashkohen, jo të bashkohemi, tha Muli.
Kush të dojë le të vijë tek ne, nuk do shkojmë ne tek Luli.
-Dakord, tha Lelo, por bëhet fjalë për kandidatin, se pastaj do thonë u mundi Safeti nga burgu.
Mirë që na palloi shoqen e Doktorit, por na palloi dhe ne të gjithëve.
Duket sikur do marrin hak për Safetin.
Nuk e kuptoj pse eshte ne burg Safeti?Pse beri gojore ne zyre? Do te bente ne te ardhmen korrupsion?Ka ndonje me e shpjegu?Ne fakt,si ne Shqiperi,dhe ne te gjithe boten,neper zyra,private dhe shteti,kellcet gojorja dhe e pallumja,si n'haradost .