Muli i paqart për Mcgonigalin dhe Metën 

17 Gusht 2023, 19:48Antena TEMA

Sot Doktori doli në konferencë për shtyp në orën 12.

Para se të dilte, Muli e pyeti.

-Doktor, çfarë do themi sot?

-Tani radhën e ka Edi Rama. S’ka më tjetër, tha Doktori.

Atëherë Muli thirri Lelon dhe i hynë punës.

Morën gjithë emrat e të arrestuarve për sterilizim, dhe përgatitën një fjalim ku thuhej se tani pas kësaj që ndodhi, radhën e ka Edi Rama.

Ja çuan Doktorit.

Ai i hodhi një sy dhe nuk reagoi.

Pas pak doli në konferencë për shtyp.

Fjalimi filloi po me atë fjali.

-Tani radhën e ka Edi Rama. Dhe vazhdoi.

-Pas dënimit të McGonigalit në Uashington tani radhën e ka Edi Rama.

McGonigali ka dashur të akuzojë Ilir Metën sikur ka dashur të vrasë Tom Doshin.

Kjo është bërë e gjithë nga Edi Rama që të fusë në përçarje opozitën dhe të frikësojë kundërshtarin e tij.

Dhe vazhdoi më tej.

-Po ne sikur i thamë për këta të arrestuarit e sotëm në Tiranë, tha Muli.

Ky po flet për këtë shokun e Gon Nezës.

-Ka të drejtë, tha Lelo. Ka më shumë rëndësi të qetësojë Metën, se sa të trembë Ramën.

Po u mor me këto arrestimet e SPAK duhet të lavdërojë SPAK.

Më mirë i bie të lavdërojë FBI dhe e ngre stekën.

Kështu jep mesazhin se Ramën do ta arrestojnë amerikanët, jo SPAK.

-E kuptova, tha Muli. D.m.th duhet t’u gëzohemi arritjeve të drejtësisë në SHBA, jo këtu.

-Po, tha Lelo.

-Po kur të dënojnë Trumpin ata, çfarë qëndrimi duhet të mbajmë?

-Atë e kemi të qartë. E dënon Sorosi.

Kurse McGonigalin po e dënon tamam drejtësia amerikane. Ajo që do dënoj dhe Ramën.

-E kuptova, tha Muli. U gëzuam kot me këto arrestimet sot d.m.th.

Në fakt pashë dhe Zenin që ishte mërzitur.

I thashë çfarë ke, pse je i shqetësuar. Ka ndodh ndonjë gjë nga SPAK me boronicat?

-Jo jo, më tha. Por po punonim tek hapja e gropës së kullës dhe kemi çarë tubin e ujit.

Do na bëjnë sherr. Kurse ky Ilir Meta akoma nuk është zbutur.

Akoma s’ka asnjë ankesë për McGonigalin dhe FBI.

Ja ka lënë Doktorit të gjitha.

Lini një Përgjigje