Muli emëron delegacionin e protestës në Himarë

14 Gusht 2023, 22:15Antena TEMA

Pas njoftimit që opozita duhet të protestonte në Himarë për lirimin e Belerit, Muli thirri Lelon se çduhet të bënin me protestën.

-Duhet të dërgojmë një të deleguar tha Muli.

-Po pyesim një herë tha Lelo kush është me pushime në Jalë dhe Dhermi. Kjo Beti qenka në mes të detit me skaf nuk kthehet dot.

Po shiko se është Ivi Kaso më duket në Palasë. Ta pyes a ka pantallona të gjata të mos shkojë me pantallona të shkurtra. 

-Në Palasë kemi Ylli Manjanin me shtëpi tha Muli, çojmë atë. Janë dhe banorë të zonës, ka lezet. Ne të Lalzit e kemi larg, nuk shkojmë dot.

Doktori po ecte që në mëngjes. Iliri po ashtu. Ai më tha po të dojë Tit Vasili si vunjot le të shkojë. Ai e ka nga zona e vet. Por e ka marr zët Vunoin se është dhe Edi Rama andej dhe nuk shkon.

-Atëherë jemi në rregull tha Lelo. Po lajmërojmë dhe Gjikurinë të shkojë se nuk i dihet, fiton Beleri. Këta të tjerët të bëjnë çtë dojnë.

-Atëherë jemi në rregull tha Ivi. Micotaqi ka dërgu nipin, Doktori ka dërguar Ivin që e ka si djal, Meta ka dërguar Manjanin. Në fund të fundit, Belerin duhet ta quajmë të burgosurin tonë, që ta plotësojmë kuotën e opozitës, të mos na bjerë më në qafë SPAKU, se ngelen duke thënë nuk është dënuar asnjë nga PD. Ja ku e kemi një!

Lini një Përgjigje