Deklaratat e Doktorit kanë alarmuar Mulin për SPAK 

20 Gusht 2023, 18:29Antena TEMA

Sot Doktori bëri dy deklarata pa e pyetur fare Mulin. Të parin e bëri për Ilir Beqaj. E akuzoi atë se ka zhdukur kopjen origjinale të kontratës së sterilizimit dhe se prokurori apo operon me kopjen e saj. Pra jo me origjinalin. Doktori këtë e quajti prishje të provave dhe kërkoi që një politikan që prish provat të mos amnistohet kurrë. 
-Kjo na hap telashe tha Muli. Duhet ta maskojmë pak si deklaratë. 
-Pse ç'të keqe ka tha Lelo. 
-Por po të jetë për prishje provash, pastaj SPAK hap 21 Janarin dhe na kap tek zhdukja e serverit, prishja e vendngjarjes mos dorëzimi i gardistëve. Ky të paktën paska kopjen, ne nuk lam as kopje as orgjinal. 
-Ah po tha Lelo. Se atëherë s'e kam të fiksuar se nuk kam qenë me Doktorin. 
-Është telash i madh. Duhet ta shpjegojmë këtë. Duhet t'i bindim njerëzit se zhdukja e serverit nuk është prishje provash se nuk ka provë. Kurse zhdukja e origjinalit është prishje prove se ke kopjen dhe jo origjinalin. Ata po të duan le të gjejnë kopje server. Ose kopje plumbash në oborr. Vetëm ashtu mund të dënohet Doktori.  
Pra ka një diferencë të madhe mes prishjes së provave dhe zhdukjes provave. Beqaj duhet të dënohet se i ka prishur por si ka zhdukur. Se kopja gjendet dhe tek noteri dhe në kryeministri, tek ministri e financave etj. 
-Me këtë e zgjidhim tha Lelo, por këtë deklaratën kundër Begaj pro Greqise si ta maskojmë. 
-Ajo është delikate tha Muli. Duhet të këmëbngulim që Beleri nuk mund të mbahet në burg, vetëm se ka vjedhur vota. Se po të ishte kështu ne kemi thënë që votat vjedh Rama po ai nuk është në burg.  
-Po dakord tha Lelo. Atëherë të themi, që fakti që Rama e ka kap Belerin duke ble vota do të thotë se ai blen vota dhe e di si blihen se ndryshe s'kishte si ta kapte. Dhe kjo e fajëson dyfish. 
-Shumë mirë tha Muli. Se kjo është delikate duhet sqaruar. Ti sqarojmë demokratët që këtë Belerin e kanë mësuar socialistët si të blejnë vota dhe e kapën tani që u bë me ne. 
  
 
 

1 Komente

  1. u
    u shofshin si rrace

    U shofte rraca e VAMPIRIT !!!!!!!!!!!!

    Lini një Përgjigje