Mulit sot i erdhi papritur lajmi se Doktori ka marrë malet dhe ka ikur në bjeshkët e Rugovës.
Thirri Lelon se si ta përdornin këtë në shtyp që të mos ngjallte keqkuptime.
-Të themi që ai do t’i tregojë SPAK se është malësor dhe nuk trembet prej tyre, tha Lelo.
-Jo mo për atë se rruan fare ai.
Problemi është se mos i ndodh gjë nga shëndeti dhe është dhe Gimçja me pushime me jaht dhe nuk lidhemi dot ta çojmë jashtë.
-Shpresoj mos ta ketë atë fat, tha Lelo.
Por duhet të merremi me mesazhin.
-E kam një arsyetim, tha Muli.
Të themi që këta të SPAK duan të hetojnë Zenin për boronicat sikur gjoja e ka fals, sa për të pastruar paratë.
Bjeshkët e Rugovës janë më të pasurat me boronica dhe Doktori ka shkuar aty për t’u treguar se nga vijnë boronicat e Zenit.
T’u tregojmë atyre se po prekën Zenin dhe boronicat, kanë punë me Shqipërinë dhe Kosovën dhe janë të urdhëruar nga Vuçiqi.
-Kjo është shumë frymëzuese, tha Lelo.
Me këtë mund të ndërtojmë disa fabula.
E para, që këta prokurorët janë nga Jugu dhe nuk i njohin fare boronicat, ndaj i kanë inat.
E dyta, që ato boronica i ka mbështet vet qeveria me fonde dhe duhet të hetohen dhe ata, nëse thonë që është pastrim parash.
E treta, që është dhe më e rëndësishme, ato janë identiteti i Tropojës dhe kush prek boronicat ka punë me Tropojën.
-E bukur kjo, tha Muli. Këtë të bëjmë.
Lini një Përgjigje