Muli i suprizuar nga deklarata e fortë e Aldos për Belerin

22 Gusht 2023, 20:47Antena TEMA

Sot Muli u surprizua nga deklarata e fortë e Aldos, i cili i bënte thirrje drejtësisë të lironte menjëherë Belerin, ndryshe do kishin pasoja.

Duke e diskutuar me Lelon këtë surprizë nga Aldua, nuk po gjenin dot arsye të fortë.

-Ka një vrasje ndërgjegjie Aldua, tha Lelo.

-Pse?

-Po Aldo si katolik, është shkolluar në Qipron turke, dhe ndjehet në borxh ndaj Greqisë.

E para, se ka njohur Qipron turke dhe ka diplomë nga Qipro turke, e dyta, se si katolik duket sikur nuk mbështet ortodoksët.

Ndaj ka reaguar.

-Mos harro se Aldo ka qenë ministër Drejtësie dhe e di mirë këtë punë.

Ka kompetencën e duhur për të folur për këtë çështje, tha Muli.

-E di, tha Lelo, që ka qenë dhe ministër.

Edhe për këtë ka vrasje ndërgjegjeje.

-Po Greqia me këtë Qipron e Aldos është, tha Muli, apo me atë tjetrën?

-Atë tjetrën, i tha Lelo.

-Po Aldua e di me kë është Greqia?

-E di, e di, e ka bërë në shkollë.

Lini një Përgjigje