Muli në alarm për shpalljen e Doktorit “non grata” në Shkodër 

26 Gusht 2023, 18:41Antena TEMA

Në një dasmë në Shkodër, i zoti i shtëpisë i paska ndaluar këngëtares Fatmira Breçani të këndojë këngën për Sali Berishën. Lajmi ka marrë dhenë dhe ka mbritur tek SHQUPI në Tiranë. 
Muli i kërkoi Lelos një zgjidhje të shpejtë se si ta paraqesinin këtë në publik. 
-Të themi që është sajuar nga Benet Beci, tha Lelo. Ai e ka pas të vetin atë që bënte dasmë dhe ja ka kërku si nder. Dhe kështu bëjmë lajm që Benet Beci ndalon këngën e Sali Berishës në Shkodër. 
-Jo tha Muli. Se del i fortë Beci kështu. Mendojnë njerëzit se ai është aq i fortë sa ndalon dhe me këndu për Sali Berishën. Duhet një zgjidhje tjetër. 
-Atëhere të themi që kënga u ndalua pasi kishte dy strofa. E para ishte për Lul Bashën, e dyta për Sali Beirshën. Nejrëzit sa dëgjuan atë për Lul Bashën thanë ndale këtë këngë dhe ngeli pa këndu strofa për Sali Berishën. 
D.m.th. strofa e parë thoshte 
“Oj serbi oj murin ta plasa 
Se ktu i thonë o Lulzim Basha…” 
Këtu njerëzit u ngrinte të revoltuar dhe e ndaluan këngën e cila vazhdonte 
“Oj Serbi o murin ta prisha  
Se këtu i thonë o Sali Berisha... 
-Kjo po tha Muli. Kjo e justifikon tërësisht ndalimin e këngës, pasi njerëzit janë revoltuar nga përmendja e Lul Bashës, jo nga emri i Doktorit. 
  
 
 

1 Komente

  1. P
    Patronazhisti sufllaqexhi

    Ishte koncert jo dasëm se e u bëtë bajat me saliun kudo 80 vjec që me zor rri ne këmbë

    Lini një Përgjigje