Muli falenderon Lelon që e bëri Doktorin të pavdekshëm 

5 Tetor 2022, 20:18Antena TEMA

Sot Lelo i kishte dhënë një përgjigje të mirë gjithë atyre që presin të vdesë Doktori dhe të marrin PD.

Në fakt, bënte sikur e kishte me Lulin, por e kishte dhe me shumë njerëz brenda “Foltores.

Ndaj Muli u ul dhe i shkroi një mesazh të gjatë:

“I dashur Lelo!

E lexova me një frymë shkrimin tënd.

Është shumë e qartë që këtu brenda nesh, por dhe armiqtë jashtë saj, po presin pikërisht atë që thoni ju, të vdesë Doktori.

Ata që janë jashtë Foltores dhe mbajnë vulën e PD, mendojnë se pas kësaj e kanë më të lehtë dhe ne mund të na vënë përpara lehtë.

Këta që janë brenda dhe bëjnë sikur janë me Doktorin, po ashtu mendojnë se do t’u quhet meritë fakti që u bënë me Doktorin në kohë te vështira.

Por ti e ke thënë qartë dhe bukur, se ata presin më kot të vdesë Doktori.

Kjo histori ka 30 vjet në PD, por të gjithë ata që prisnin të vdiste Doktori, kanë vdekur vetë.

Ndaj ushqejnë shpresat kot.

Mbi të gjitha, ata duhet të kuptojnë se Doktori nuk është më thjesht një njeri.

Ai është një ide që do rrojë gjatë dhe pas vdekjes.

Ne nuk do të dorëzohemi kurrë para Sorosit, para SHBA dhe para Britanisë së Madhe, që duan të nënshtrojnë “Foltoren” dhe të prekin sovranitetin e PD.

Ndaj të uroj shumë për këtë përgjigje që u ke dhënë gjithë dashakeqëve që bëjnë llogaritë e karrierës me vitet e jetës së Doktorit, duke shqetësuar pa fund dhe familjarët e tij, përfshi dhe Karminën, që i prishën muajin e mjaltit në Como”.

1 Komente

  1. s
    spiuni

    ore, c'ben kjo maxhoranca? a e dini ju se flamur noka me firme eshte vene ne sherbim te serbise qe kur ishte 19 vjec. kur shkoi dosjja per verifikm te adriatik llalla u zbeh e verteta. urgjent te verifikohet dosja. a ju kujtohet kur monika baxhella desh hodhi parlamentin ne ere per adriatik llallen, jo se e kishte dashnor, por e kishte per mburoje per dosjen prifti, per cezin, per lazlinper jalen e per , per, per... jane qindra "per" per ilir floririn e monika lazlin. urgjent flamur noka te hetohet si spiun serb. cfare ka fshehe adriatik llalla per flamuri pa shkop e pa tru i shitur tek serbet. te hetohet urgjent flamur noka, nuk e ka zgjedhe kot spiuni berisha spiunin flamur noka sekretar te pergjithshem te ashtuquajture pd-ne e berishe. poshte spiunet serb sali serbi e flamur budalla(noka)

    Lini një Përgjigje