Në dasmën e sotme të Karminës, Doktori tha se arritja më e madhe e Zenit është martesa me Karminën. Muli u hutua pak nga deklarata dhe u konsultua me Lelon se si duhet ta paraqesin këtë në shtyp.
-Është deklaratë shumë e menduar,- tha Lelo. Nuk e ka bërë pa qëllim.
-Po më duket se mund të merret si ters,- tha Muli.
-Jo nuk e ka menduar keq,- tha Lelo. Në një farë mënyre gjithçka bërë deri më sot Zeni, kërkon ta zerojë dhe të quaj vepër më të mirë këtë martesën.
-Po mos mërziten dhe fëmijët nga martesa e parë, -tha Muli.
-Nuk e ka për ata,- tha Lelo. Së pari do të harrohet Gërdeci. Nuk ja quan më vepër atë. Me këtë rast dhe e injoron që ka ndodhur. Kjo nuk është pak.
-Po ke të drejtë,- tha Muli.
-Po ashtu përpiqet tu ul vlerën tokave që ka blerë apo bizneseve që ka bërë si ai i boronicave etj. Kërkon tu thotë të gjithëve se ato kanë qenë kot. E vetmja gjë që vlen është kjo.
-Po ke të drejtë,- tha Muli. Nuk më ka shkuar mendja.
-Po ashtu kërkon tu thotë që as zeni.tv mos e merrni seriozisht, se nuk është ndonjë arritje e madhe se po të ishte, do punonte dhe Karmina aty.
-Po ke të drejtë,- tha Muli.
-Pra në një farë mënyre ka dashur të thotë që ky tani ka rilindur, nuk është më i ai i pari, por nuk e thotë dot se duket si këta të Edi Ramës.
-Po ke të drejtë tha Muli. Na e ka marrë dhe atë emër ai.
-Prandaj unë them ta përhapim sa më shumë tani, se kjo është një reformë reale në PD. Me këtë martesë kemi fshirë të shkuarën tonë.
-Po ke të drejtë tha Muli. S'më kishte shkuar mendja.
Lini një Përgjigje