Muli dyshon se Mediu do shesë Doktorin

21 Shtator 2022, 19:43Antena TEMA

Pas thirrjes së Mediut në SPAK, Muli kërkoi konsultime urgjente me Lelon, se çdo të thotë kjo gjë.

Dyshimet e Mulit janë të forta.

Mediu akuzohet për Gërdecin, ku pas tij qëndron Zeni, dhe prapë nuk ja heqin vizën amerikane.

Tani del që akuzohet se i ka dhënë dhe klubin “Partizani” Argitës, e prapë nuk quhet i korruptuar.

Për këtë ai donte një mendim nga Lelo, nëse ekziston mundësia që këta të CIA-s të kenë korruptuar Mediun, që ai të shesë dy fëmijët e Doktorit.

-Nuk besoj, tha Lelo. Kjo tregon më shumë faktin që Mediu ka bërë përpara në jetë, duke u bërë ndere fëmijëve të Doktorit, se sa që ai do shpëtojë nga drejtësia prej fëmijëve të Doktorit.

-Atë e di unë, tha Muli, se sa herë e takoje në rrugë, pa e pyetur fare të thoshte “isha me Zenin”, “i thashë Zenit”, “më tha Gita”, “i thashë Gitës” etj.

Nuk të linte të flisje. Puna është se mos na i shet tani, të shpëtojë vetë.

-Nuk ka shans, tha Lelo. E vetmja mundësi që Mediu të jetë deputet dhe në politikë, është të jetë me Doktorin.

Po iku prej tij është njeri pa imunitet dhe ka shumë halle pastaj. Ndaj mendoj që nuk tradhton.

-Po si t'ia bëjmë të krijojmë një fabulë që t’u mbushim mendjen njerëzve, që Mediu nuk na ka shitur, tha Muli.

-Po e thjeshtë është kjo, tha Lelo.

Mediu sapo doli nga SPAK shkoi në Parlament dhe kërkoi të mos hapen dosjet e spiunëve.

Kjo tregon se ai vuan nga fiksimi se njerëzit kur spiunojnë, e bëjnë për të mirën e shtetit dhe nuk duhen hedhur poshtë.

Por nga ana tjetër kjo tregon se është në një linjë me Doktorin, kundër hapjes së dosjeve.

Derisa i qëndron besnik për këtë gjë kaq të thjeshtë, tregon se për gjërat e mëdha as që bëhet fjalë.

Po, po, tha Muli, por kjo mund të merret me dy kuptime.

Njerëzit mund të thonë ky mbron spiunët, se është vet spiun, se ka spiunuar Doktorin. Ndaj do të mos hapen dosjet.

- E rëndësishme është që ai po jep prova që është besnik i Doktorit.

Po qe se duhet ta marrim si provë besnikërie ndaj spiunëve, atëherë mos u shqetëso, se spiunët i kontrollon po Doktori.

1 Komente

  1. L
    Larg bythës time .

    Mos u mërzit o shoku Muli , se Mediu si dhe Luli , ma do mëndja do j’a u nguli !

    Lini një Përgjigje