Muli shpjegon simbolikën e pjesëmarrjes tek mitingu Metajt 

13 Shtator 2022, 20:36Antena TEMA

Pas dështimit në pjesëmarrje në mitingun e Metajt tek plehrat e Sharrës, Muli thirri Lelon i shqetësuar për të ndërtuar një strategji se si ta paraqisnin këtë në sytë e popullit.

Kishte shumë rëndësi që Metajt ju tregua vendi, por populli nuk duhej dëshpëruar.

-Na duhet të shpjegojmë pse nuk pati figura të shquara nga PD, tha Lelo.

-Ka një shpjegim, tha Muli. Kemi çuar profesor Mondin.

Mondi ka gjatësinë e duhur për të qenë aty.

Është një gjatësi me Ilirin dhe nuk bie në sy, pra nuk duket më i gjatë se ai.

Po ashtu nuk thonë dot që nuk na çuar njeri, se e kemi veteran të rëndësishëm.

Në këtë aspekt jemi të përfaqësuar denjësisht, në përputhje me qëllimin e protestës.

-Dakord, tha Lelo, por nëse i mëshojmë faktit që profesor Mondi është i rëndësishëm në PD, na mërziten këta të PD.

Prandaj dhe kjo punë do kujdes. 

-Kemi çuar zonjën Kalaja. Nuk është bërë pa qëllim. Mbiemri ka rëndësinë e vet.

Ajo është Kalaja më e lartë opozitare që kemi.

Kush merr atë ka fituar betejën. Dhe ajo shkon me shpirt tek LSI, se vjen nga parti të tilla si LSI.

-Ajo nuk prish punë, tha Lelo, se shumica e demokratëve nuk e dinë akoma që është me ta.

-Kemi çuar dhe Mond Budinën, tha Muli.

LSI ka përgjegjësi të rëndë për prishjen e Tetarit se natën e prishjes, turni ishte i Monikës dhe ajo vuri rojet në gjumë, dhe iku.

Kështu që duhet t’ia kujtojmë përgjegjësinë për prishjen e Tetarit.

Ti e mban mend mirë se dhe të rrahën, tha Muli.

-Dakord jam, tha Lelo, por puna është si t’u mbushim mendjen demokratëve se ne nuk i kemi penguar njerëzit të shkojnë në protestë.

Se po thamë u çuam më të mirët, por nuk shkuan njerëzit, tregon se kemi udhëheqje të paaftë.

-Jo o zotëri, tha Muli. Detyrën për njerëz e kishte Iliri.

Ne detyrën për ta mbështetur me udhëheqës kishim, dhe me bodigardë.

Bodigardët ishin të gjithë. Unë gjithë listën “non grata” të Anglisë ua çova, ta kishin në rast rreziku.

Duhet të theksojmë se “Populli i 2 marsit” ka ikur nga Shqipëria, se nuk e duron dot Edi Ramën.

S’kemi cfarë t’i bëjmë. Vetëm ne që nuk ikim dot jashtë do mbetemi këtu.

Lini një Përgjigje