Muli në makth nga shtypi britanik se mos i publikon “non grat"-ën 

3 Shtator 2022, 19:57Antena TEMA

Sot ka ndodhur një zhvillim që e mërziti Mulin.

Gazeta “The Times”, më seriozja e Anglisë, ka botuar një shkrim të hollësishëm për një nga ushtarët e tij që përdori më 8 janar për të thyer derën e PD.

Gazeta ka treguar gjithë ato hollësi, lidhjet e tij me trafikun e drogës, futjen në listën “non grata”, lidhjet me Doktorin, historinë e Doktorit me “non grata” etj.

Kjo e mërziti shumë Mulin.

Frika se tani ata mund t’i zënë me radhë gjtihë personat “non grata” nga Britania, e futi në makth.

Lelo, si ekspert i Perëndimit, e qetësoi pak.

-Ndoshta e kanë vetëm me këta çunat që janë kap me drogë, i tha.

Se duan të tregojnë që Doktori është i lidhur me krimin.

-Dhe kaq nuk është pak, tha Muli.

Pas kësaj do na tremben të gjithë.

Po e mori Luli me gjyq partinë, ata nuk vijnë më, se kanë frikë.

Se ata kanë fut gjithë ata çunat që kanë qenë në oborrin e PD atë ditë.

-Shpresoj që nuk do shkojnë deri tek ty, tha Lelo.

Popullariteti yt në zonën e Kukësit dhe Hasit në Londër është i lartë dhe nuk duan të kenë trazira atje, nëse del që ti je “non grata”.

-Na ka gjetur belaja, tha Muli.

Mirë këtu brenda, po s'na lënë rehat as në Londër.

Ky Lul Basha na i bën të gjitha. Dhe Irfanit ky ja bëri. 

Sa ishte Irfani me Lulin, se e gjeti gjë.

Sa u prish me Lulin, i çuan fadromat dhe na e la ne në derë tani.

Bën dhe sikur e mbron ai.

4 Komente

  1. L
    Luli Muli .

    Luli Luli , që ja u nguli , o Muli !

    1. X
      Xana

      Që i'a u..jo ja...psh.ja ai , ja ata , a i sheh Ifrani këto . Po tha Rakipi ...

    2. O
      Oleg

      Muli do te shpallet "nongrata" ne Rusi se nuk po e kryen punen sic duhet!

      1. M
        Maliqi

        Do ta shpallin non grada mulin se atje ka depozituar 6 ml.€ qe ka"fituar" kur ishte minister i sukseshem i Berishes ne m.e perbrendshme.Ruset dun t'ja sekuestrojne.

        Lini një Përgjigje