Muli zbulon se Meta ka dëmtuar një familje komuniste gjatë regjimit 

1 Shtator 2022, 20:46Antena TEMA

Muli sot u kap në befasi nga padia e Ilir Metaj kundër Autoritetit të Dosjeve. Pretendimi i tij se dikush ka shtuar një faqe në dosje që përmendet emri i tij, është interesant. Me këtë akt ai i ka lehtësuar Mulit sikletin se po mbronin një spiun sigurimi. 
Lelo që ndjek nga afër nuancat e veprimeve të Metës, nuk ishte shumë entuziast. 
-Na ka prishur punë ky Lefter Gështenja,- tha. Ka kërkuar që secili nga këta tanët të kërkojë hapjen e dosjes së tij. Kjo bëhet për tu tallur me gjyqin e Metës. 
D.m.th. në një farë mënyre, ai thotë që dhe ti duhet të kërkosh hapjen e dosjes tënde. 
-Kjo është lojë e Lul Bashës tha Muli. Ai do të vërë në siklet Doktorin të kërkojë dhe ai hapjen e dosjes së tij. Me siguri këta komunistët do t'i kenë shtuar dhe atij ndonjë gjë në dosje. Do kenë sajuar ndonjë ekspertizë, flas për vdekjen e Fiqret Shehut, që ka vdekur nga zemra në qeli. 
-Mundet tha Lelo. Ndaj nuk jam shumë entuziast me atë që ka bërë Meta. Ai premtoi që në Shtator do bënte revolucion, jo drejtësi. Po të ishte për drejtësi, e kishim nisur që në Korrik. 
-Unë mendoj se duhet t'i kundërpërgjigjemi tha Muli. Të sajojmë një fabul siç thua ti, që tu mbushim mendjen njerëzve, se Ilir Meta është antikomunist. 
-Po kjo është e thjeshtë tha Lelo. Boll të themi që ky Jorgo Talo, që ka spiunuar Meta, ka qenë një pasardhës i dëshmorit komunst Lefter Talo, dhe Meta del vet antikomunist se ka dëmtuar një familje komuniste. 
-S'më kishte shkuar mendja këtu tha Muli. Kjo qenka e bukur. Tek kjo të kapemi që dhe po u vërtetua që ka qenë spiun, të paktën të dal që ja ka futur një komunisti e ka bërë spiun. 
 
 
 

2 Komente

  1. A
    Arrriu

    Jorgo Talo babane e ka patir ushtarak dhe mamane kuader partie ne Lushnje

    1. L
      Ladi

      Si perhere; je i sakte. Je parimor. Nuk vihet ne diskutim llogjika jote - eshte perfekte.

      Lini një Përgjigje