Muli kërkon të zbërthej deklaratën “Kam qenë tërë jetën Ilir Metaj’ 

29 Gusht 2022, 21:02Antena TEMA

Pas konferencës së sotme për shtyp, Muli u bë pak konfuz nga deklarata e Metës.

Ai deklaroi se ka qenë dhe do mbetet gjithë jetën Ilir Metaj.

Kjo e vuri në mëdyshje të mëdha, se mos fshihet ndonjë kleçkë kundër Doktorit.

Lelo, që e thirri për konsultime, nuk ishte shumë i qartë për shqetësimin e Mulit.

-Pse je i shqetësuar, tha?

-Po ja, ky tha që kam qenë tërë jetën Ilir Metaj.

Në fakt, ai ka qenë Ilir Meta. Pse ta ketë bërë këtë?

-Ka një shpjegim, tha Lelo.

Më 1999 është bërë kryeministër me emrin Ilir Meta.

Meqë Doktori atëherë e ka akuzuar si hajdut floriri, vrasës, blerës shtypi, lidhje me trafikun e drogës etj, me sa duket nuk do ta vërë në siklet Doktorin dhe thotë nuk i kam bërë unë ato, i ka bërë Ilir Meta.

Pastaj më vitin 2000 ai ndaloi Doktorin dhe e shoqëroi në komisariat tre orë.

Ishte ngjarje shumë e rëndë.

Por me këtë që ka thënë, ai mund të justifikohet se atë gjë e ka bërë Ilir Meta.

Pastaj më 2001 e akuzoi për vjedhje votash, përdorim policie në fushatë elektorale, dhe për vendosje të shtetit të narkotrafikut.

Prapë ky e ka kollaj se thotë që Doktori e ka pasur fjalën për Ilir Meta.

Pastaj ndodhi video-ja që bëri publike Tan Prifti.

Për atë video u bë 21 janari dhe ky shkoi në gjykatë.

Dhe për këtë e ka kollaj të thotë që ka qenë fjala për Ilir Meta, dhe jo për atë.

Pastaj ai na tradhtoi dhe shkoi me Ed Ramën.

Përsëri ai e ka një alibi se mund të thotë Ilir Metaj s’ka bërë kurrë pazar me Edi Ramën. Ai qe Ilir Meta. 

Më 2017 e bënë president. Siç e ke pare, ka firmosur me Ilir Meta.

Ai ka të drejtë të kërkojë të bëhet dhe një herë president, dhe një herë kryeministër, dhe një herë kryetar parlamenti, tani me emrin Ilir Metaj.

Ça ka qenë me emrin Ilir Meta nuk quhet.

Kjo mendoj që është arsyeja.

-Ke të drejtë, tha Muli. Nuk më kishte shkuar mendja. Më qetësove.

2 Komente

  1. z
    zalli

    vec hajnia nuk i ndryshohet,hajdut e kaluar hajdutit.

    1. L
      Luli

      Ilir Meta eshte politikani i vjeter qe nuk ngopej nga asgje; Ilir Meta eshte politikani i ri qe do te ngopet me supen e Recit.

      Lini një Përgjigje