Muli i kënaqur që Doktori nuk do përjashtohet si sekretar partie 

19 Gusht 2022, 18:16Antena TEMA

Më në fund Muli arriti të sigurojë draftin e ligjit të dekriminalizimit, që po përgtitet për në shtator.

Doktori ja kishte kërkuar me ngulm dhe Muli bëri gjithë përpjekjet sa e siguroi.

Dhe u lehtësua shumë kur e pa.

Drafti nuk parashikonte që ish- sekretarët e partisë të përjashtoheshin nga politika.

Lelo, i cili kupton nga prapaskenat e Edi Ramës, e interpretoi këtë si një përpjekje të qeverisë për të lënë aktorë cilësorë në lojë.

-Sekretar partie do të thotë një politikan i vjetër, tha Lelo.

Nuk mund që një profesionist të përjashtojë një profesionist më të vjetër nga zanati. E ka kapur drejtë.

-Besoj e ka bërë se ka shumë sekretarë partie vet në grup parlamentar, tha Muli.

-Jo, tha Lelo. Ai ka sekretar rinie, jo partie.

Por sekretarët e rinisë, as Doktori nuk i preku.

-Po si mendon ti, tha Muli?

Si do ta presin demokratët këtë, që Rama e ka mbrojtur si ish- sekretar partie, por nuk e fal si anti-amerikan?

-Rama do ti shfajësohet. Ti thotë, o vëlla, atë që e kam unë në dorë ta bëra.

Këtë të Amerikës mos më hap sherr me ta, se s’di ku kam kokën time.

-Pikërisht këtë kam frikë, se do t’u duket demokratëve lojë e Ramës me Doktorin.

Duhet të bëjmë një fushatë të fort në këtë drejtim.

Të themi që Ramës nuk ja mban të prekë sekretarët e parties, se ka frikë nga të vetët dhe bën sikur ka frikë nga Doktori.

-Jo, se ashtu mërziten më shumë demokratët, tha Lelo.

Ata më mirë pranojnë që Doktori ka qenë komunist, por ama Rama e ka frikë, se sa të të pranojnë që Rama nuk e ka frikë Doktorin, por e ka qejf.

Lini një Përgjigje