Muli i shqetësuar për Nuredin Dumanin 

14 Gusht 2022, 20:20Antena TEMA

Thashethemet nga prokuroria kanë trembur shumë Mulin këto ditë. Lajmi se Nuredin Dumani ka folur për disa lidhje të një politikani të lartë opozitar me vrasje në Lezhë, rrezikon seriozisht të ardhmen e opozitës dhe Muli vendosi të hidhej në aksion. 
I kërkoi urgjent Lelos të gjente një fabulë si i thotë ai, që ta zhvlerësonin të Dumanin. 
-Unë nuk i njoh mirë këta kriminelët, tha Lelo, por e vetmja mënyrë që ta bëjmë të pabesueshme dëshminë e tij është ta bëjmë sikur ai është shok i Ed Ramës. 
-Po si ta bëjmë këtë. 
-Po ja sajojmë sikur dikush e ka parë në plazh i rrethuar nën shoqëri të policëve duke luajtur domino, pastaj në një restorant të shtrenjte në darkë në një klub nate e kështu gjërash. Po e diskredituam në këtë pikë, atëherë çfarëdo që të dalë nga dëshmitë e tij, njerëzit do thonë “epo ai është shok i Ed Ramës gënjen’. 
-Shumë mirë tha Muli kjo duhet bërë.  
-Por dhe kjo ka një problem tha Lelo. Këtë nuk mund tata thotë njeri dosido, Duhet një person i besueshëm. 
-Kë mendon ti? 
-Vetëm Doktori mund ta thotë,- tha Lelo. Ai i ka të gjithë cilësitë për ta thënë. E para nuk trembet nga Dumani, e dyta i kanë lezet këto fantazitë dhe e treta forcon besimin e Ilir Metës, se dhe në këtë çështje nuk do ta lerë vetëm . Kjo mund të na ngjizë koalicionin përsëri. I duhet krijuar Metës një pasiguri më e madhe se dosja e sigurimit dhe duhet mbrojtur që të na e falë këtë punën e dosjes sigurimit. 
-Ke të drejtë, tha Muli. Kjo duhet bërë. Vetëm kështu e fusim prap në koshere bletën që na ka ikur. 
 

Lini një Përgjigje