Muli propozon protestë për bastisjen e shtëpisë së Trump

9 Gusht 2022, 18:49Antena TEMA

Pas vendimit të sotëm të FBI pë të bastisur shtëpinë e presidentit Trump dhe për të sekuestruar aty çdo letër apo dokument që ka lidhje me pushtetin e tij, e tronditi shumë Mulin.

Thirri Lelon që merr vesh nga punët e SHBA se si mund të merrej kjo si sinjal për demokratet.

-Nuk është shenjë e mire, tha Lelo.

Të gjithë demokratët besojnë se Trumpi do kthehet president dhe Biden do të dënohet se i ka vjedhur zgjedhjet.

Kjo ua vret shpresën.

-Po si mund ta paraqesim ne që të ketë më pak efekt tek demokratët, tha Muli.

-Duhet të krijojmë një fabulë, tha Lelo.

Njëra pistë është të hapim fjalë se Sorosi që kontrollon FBI, po hakmerret ndaj Trump-it.

Kjo e bën shumë të besueshme tek demokratët, pasi ata tani janë bindur se Sorosi bën çḑo gjë.

-Kjo qenka gjë e mirë, tha Muli. 

-Madje mund të themi se Sorosi ka përdorur Edi Ramën të dërgojë një email anonim në FBI, ku të thotë se në shtëpinë e Trumpit gjenden dokumente komprometuese për 6 janarin dhe kjo e rrit dhe më shumë besueshmërinë e lidhjes Rama- Soros.

-Dhe kjo duhet bërë patjetër, tha Muli.

Do ketë efekt të madh.

-Patjetër, tha Lelo. Problemi është se mos FBI vepron shpejt dhe Trump ndiqet penalisht para zgjedhjeve.

Atëherë do thonë që Sorosi nuk pjerdh as për Trumpin e jo më për Doktorin. Kjo do jetë keq.

-Të shpëtojmë një herë hallin sot, tha Muli, se demokratët e kanë këtë të mirë, që nuk mbajnë mend çfarë u thua.

Duhet t’ua thuash përditë.

1 Komente

  1. S
    Sigurimsi Konservator

    hahaha duhet konsultuar menjehere Sude Kokpalari

    Lini një Përgjigje