Pas lajmit se në Brazil meshkujt po bënin namin duke peshkuar femra me foton e Fevzos, Muli u shqetësua seriozisht. Ai thirri Lelon për të analizuar pasojat që mund të ketë ky veprim mbi Doktorin.
Pas disa kërkimeve dhe Lelo ishte i shqetësuar.
-Jemi para një situate serioze i tha.
-Çfarë ka ndodhu?
-Me sa më thanë, këta hakerat e profilit të Fevzos kanë studiuar thellë karakterin e Fevozs dhe e kanë imituar atë perfekt. Ja se çmë shkruan një rast.
“Përshëndetje zotëri. Jam e informuar që ju jeni këshilltar për shtyp i zotit Berisha. Unë jam stërmbesa e Presidentit Lula, i cili ka studiuar në Shqipëri dhe është formuar aty si marksist. Falë atij formimi ai arriti të bëhet Presidenti i Brazilit. Për këtë arsye unë jam shumë e lidhur me Shqipërinë.
Po ju shkruaj se unë jam një prej viktimave të mashtrimit me foto e Fevzos. Në fillim ai më bëri komplimente dhe i pashë profilin. Me thënë të drejtën më pëlqeu.
Pastaj i shkruajta dhe unë.
Kështu vazhduam për gjysmë ore t'i shkruanim njëri tjetrit pa u kuptuar fare.
Dukej që më kishte tërhequr dhe më kishte bindur si shqiptar.
Në fillim më shpjegoi se është gazetar i famshëm në Shqipëri. Pastaj më thoshte:”fola me Doktorin” “ i thashë Doktorit”, “Isha tek Doktori”, dhe unë u shqetësova se mos ishte i sëmurë. Por më shpjegoi se Doktor i thotë njeriut më të rëndësishëm në Shqipëri që paska qenë president si stërgjyshi im.
Aty u binda që kam të bëj me një personazh të rëndësishëm. Pastaj më tha se si njihte gjithë liderët e rajonit dhe të Evropës dhe se sa popullor ishte në disa vende të Amerikës Latine. Me thënë të drejtën rashë tërësisht brenda. Pastaj më tha se gjendet në Brazil dhe mund të takohemi.
E prita me padurim takimin me të, pasi më kishte rezervuar dhomë në një hotel në Brazilia.
Kur hyri brenda nuk është se ngjante shumë, por isha shumë e përfshrië dhe bëmë seks menjëherë. Pastaj kur isha më e ftohtë, e kuptova se ai ishte një brazilian që fliste anglisht dhe më kishte gënjyer. Nuk është se nuk u kënaqa, por jam shumë e fyer, që nuk bëra seks me njeriun që ka afër Doktori siç i thoshte ai. Ndaj po ua bëj me dije se emrin e Doktorit po bëhet nami deri në Brazil.”
Muli po e dëgjonte gojëhapur.
-Si ka mundësi,- tha, Njeriu nuk e njeh fare Doktorin dhe ka kap një femër. Unë kam gjithë jetën pas tij, e s’ia kam dalë dot. Qenka e tmerrshme Duhet ta denoncojmë.
hahaha, jeni te papare!
o bo bo o mero, na kenaqe, por as doktorit dhe as bythlepiresit i dokotorit z,fevzo nuk i punojne veglat