Muli i xhindsur me projektligjin e PD për dosjet 

29 Korrik 2022, 18:57Antena TEMA

 
Lajmi se PD ka çuar në Kuvend një projektligj për deklasifikimin e dosjeve të Sigurimit të Shtetit e troinditi Mulin. Thirri Lelon ta pleqëronte këtë punë se si mund ta kundërshtonin. 
-Është pak e vështirë ta kundërshtojmë ne,- tha Lelo, por i duhet futur ndonjë mik Ed Ramës ta kundërshtojë ai. 
-Po ku çan kokë Ed Rama. Ai i ka të gjithë oficerë sigurimi, ne të shkretët i kemi bashkëpunëtorë. 
-Po ta gjejmë ndonjë fabulë,- tha Lelo. Për shembull të themi si mund ta hapet dosja e një shtetasi të huaj që ka jetuar në Shqipëri, nëse ka bashkëpunuar me Sigurimin e Shtetit. Ai ka të drejtë të gëzojë të drejtat e vendit të itj. 
-Jo këtë jo, se do thonë e kemi për vjehrrën e Doktorit se ka qenë serbe. 
Duhet ndonjë fabulë tjetër. 
-Po ja të themi për shembull, që njerëzit që arratiseshin nga Shqipëria kapeshin nga shërbimet e huaja dhe detyroheshin të bashkëpunonin. Por mund të kenë qenë dhe agjent të dyfishtë, kanë bërë punë për Shqipërinë. 
-Jo këtë jo se thonë e kanë përr Mulin se mua më ka kapur UDB dhe më ka ofruar të shërbeja për ta. Por unë u ktheva i shërbeva Doktorit. 
-Ah se dija as këtë. Ja të mendoj çfarë mund të sajojmë tjetër. Po sikur ta kalojmë në aspektin politik të themi të hapen dhe dosjet e Partisë së Punës se ato janë më të këqija. 
-Po jo mo burrë se hapin dosjet e mbledhjeve të Doktorit si sekretar partie, pale ça ka thënë ai se ai i merr seriozisht detyrat. 
-Ah po harrova,- tha Lelo. 
Se di ça me të thënë. Pak hapësirë paskemi se prekemi nga të gjithë anët. 
 

1 Komente

  1. F
    Falje per fjalorin

    Mbase i djeg miza.

    Lini një Përgjigje