Pas njoftimit të Autoritetit të Dosjeve mbi zbulimin e materialeve që implikojnë Lirin si bashkëpunëtor të Sigurimit të Shtetit, Muli thirri Lelon se si mund ta zbusnin këtë skandal.
-E kam vrarë mendjen, por pak hapësirë kemi tha Lelo. E para e punës duhet të udhëzojmë mediat tona të mos e botojnë si fakt. Kjo, jo se nuk do merret vesh, por t'i japim kohë Lirit çfarë vendimi do marrë, do ta quaj gënjeshtër apo të vërtetë.
Pastaj në varësi të deklaratave të tij, ta mendojmë një fabul.
-Unë e kam ditur që ka qenë në fakt, se ka pas bërë një vepër penale si student dhe e thirrën atëherë ata të Sigurimit, i thanë ose bashkëpunëtorë ose në burg. Dhe ai bashkëpunoi. Ma patën thënë këta të Sigurimit kur isha ministër, por nuk i besoja atij Pobratit. Se ai e thoshte këtë.
-Po atëherë qenka tha Lelo. Duhet menduar një fabul, që shumë mirë që ka qenë se është njeri që e ka dashur shtetin dhe ka punuar për shtetin që i vogël. Kjo ka shumë rëndësi.
-Po por puna është se ai tani bëri dhe parti të djathtë.
-Po kjo nuk prish punë, tha Lelo. Në fund të fundit të djathtët kanë qenë nën presion për tu bërë bashkëpunëtorë. Kjo e nxjerr që ka qenë i djathtë që i vogël.
-Nuk më ngjit shumë kjo punë, tha Muli. Nuk kemi si lavdërohemi që ka qenë bashkëpunëtor sigurimi. Se pastaj dalin burra më të mire se ne ata.
-Atëherë mbetet të themi që nuk ka bërë shumë dëme, por ka ndihmuar demokracinë se ka ndihmuar të vijë Doktori në pushtet më 2005 dhe 2009 dhe po përpiqet akoma. Kjo është e vetmja gjë pozitive që ka dosja e tij.
-Kjo po, tha Muli. Gabimi shlyhet me punë.
Z. Baze! Fabula jote se Lir M… e ka dashur që i vogël shtetin dhe sigurisht e do më shumë pasi u poq,është kryefabul.
Ho me e msove fjalen fabul e ????
Ne Shqiperi nuk ka media! Jane vetem arme paramediatike te bizneseve te sigurimsave te oreve te fundit qe u konvertuan ne pushtet ekonomik. Shembuj kemi plot Topi Vjollces (Tani, Vajdini, Fideli, Tan Lepri etj si brezi i fundit i shkolles se Armes se Sigurimit) Klani Sandrit (Me Sandrin, Nikollen, Martinin dhe patjeter Marselin si perzierje sigurimsash nga provinca dhe qyteti) Niuzi i Fanes( me fanen, Kasemin e pafund ish studente sigurimsa) etj etj… Patjeter perjashtim bejne TemA, Shqiptarja dhe disa pak te tjera, fatmiresisht.
Kam qeshur me lot.