Muli porosi në grupet e whatsapp për të mbrojtur Lirin 

28 Korrik 2022, 20:10Antena TEMA

 Prej dje në mbrëmje Muli mori një urdhër të prerë nga Doktori. Në grupin e whatsapp, ku jepen direktiva për rrjetet sociale, duhej dhënë urgjent direktiva që gjithë PD të mbrojë Ilir Metën. Shkaku ishte se mund të krijoheshin dyshime se e kishte shitur dosjen Doktori ngaqë për një kohë të gjatë e ka pas mbajtur tek zyra, kur shantazhonte kundërshtarët e tij në opozitë që po ja merrte Ilir Meta. 
Muli thirri me urgjencë Lelon në zyrë dhe i kërkoi të ulej shpejt e të bënte 5 deri 6 tipe tekstesh dhe t'i shpërndanin në whatsapp. 
Dhe Lelo ja nisi punës. 
Problemi më i madh ishte të gjente një fjalor të thjeshtë që t'i shkonte dhe militantëve të PD nga Kamza dhe atyre që kanë blerë diplomë tek Kristali. 
Kështu arriti të krijojë disa prej tyre dhe ja dërgoi Mulit, i cili i postoi në grup me direktivën. Kujdes, një prej këtyre nuk mund ta marrin më shumë se 5 vetë se bie në sy. Dhe ndërrojini ndonjë fjalë. 
Tekstin e parë e pëlqeu shumë dhe e mori për vete. 
“Rama dhe Rilindja kanë rënë në panik se po shohin ditë pas dite se Opozita i ka ikur nga pengmarrja dhe i kanë ngelur veç pak pengje. Ai po shikon se PD po ringrihet fuqishëm nga lidershipi i Berishës dhe se Ilir Meta po ringre pjesën tjetër të Opozitës. Opozita e vërtetë po bëhet gati ta rrëzojë armikun e shqiptarëve të ndershëm.  
Pasi nuk la gjë pa sajuar e trilluar për Sali Berishën, çka i dha efektin e kundërt, tani i është kthyer pjesës tjetër të Opozitës, me shpresë se mbase në këtë rast trilli dhe shpifja do të japin efekt.  
Sulmi ndaj ish-Presidentit Meta është një zhurmë politike e kurdisur në zyrat e sigurimsave patronazhistë të Rilindjes, të cilët bashkë me Edi Ramën po turfullojnë nga sikleti i 7 korrikut dhe ajo që i pret përpara. Atake paniku nga opozita e vërtetë.” 
Dhe i dyti i pëlqeu shumë se qe i shkurtër. Këtë t'ia jap Strazos tha. 
“Përderisa inceneratorët kanë pronarë në miliona euro, kanaçembledhës të vdekur e të gjallë, pse Ilir Meta që është kontrolluar 14 herë, të mos dalë herën e 15 spiun Sigurimi?” 
Më gjej dhe një për Mond Spahon të jetë serioze, tha Muli. Dhe ja dha Lelo. 
Me këtë deklaratë, merr fund maskarallëku i Edi Rames per te ndyre ish-Presidentin Ilir Meta. 
Nga kjo histori delenxhinjsh mund te konkludosh: 
1. Edi Rames i ka hyre frika ne palce nga protesta e 7 Korrikut, opozita dhe aleanca e PD me PL. Jo me kot pame sulmin ndaj Sali Berishes me non graten nga Britania e Madhe dhe sulmin e Autoritetit te Dosjeve ndaj Metes. 
2. Shqiperia eshte kthyer ne diktature, pasi edhe institucione te tilla si Autoriteti i Dosjeve, kane degjeneruar ne masha te Edi Rames duke manipuluar faktet dhe te verteten. 
3. Sulme te kesaj natyre jane sine qua non si ato te Sigurimit te Shtetit i cili thurte skenare per ti ngrene koken ndonjerit. 
4. Keto sulme synojne te dobësojnë opozitën dhe te tërheqin vëmendjen nga afera skandaloze te korrupsionit qeveritar si inceneratoret, koncensionet ne shendetesi apo afera e Butrintit. 
4. Rregjimi i Edi Rames eshte i vendosur te mbaje pushtetin me cdo mjet. Iluzioni qe Rama mund te hiqet nga pushteti me mjete si ne Norvegji apo Danimarke eshte naiv.  
Qytetare mesoni nga Sri Lanka. 
Boll janë me emra, tha Muli të tjerët të marrin çfarë të duan. Sa më shumë, aq më shpejt qetësohet Liri. 
 

Lini një Përgjigje