Muli po bën plane si të konkurrojë “Brisin e Tatimeve”

1 Gusht 2022, 19:05Antena Mero Baze

Pas vendimit të Ilir Metës për të caktuar “Brisin e Tatimeve” në krye të departamentit antikorrupsion, Muli thirri Lelon për t'iu kundërpërgjigjur kësaj lëvizje dhe nga PD, me qëllim që të duken në një nivel angazhimi për luftën kundër korrupsionit.

Lelo duke u përpjekur të plotësojë kriteret e kërkuara nga Muli, kishte gjetur një fabulë.

-Shiko, tha. Arma më e fortë e Brisit është që ka qenë drejtoreshë Tatimesh e Ramës dhe drejtorët e Tatimeve e dinë kush ka lekë e kush nuk ka.

Po ashtu e dinë kujt mund t’i kërkojnë lekë e kujt jo.

Ne drejtor Tatimesh kemi pasur drejtorin e Zeni.TV.

Ai ka ditur kush kishte lekë e kush nuk kishte dhe kujt mund t’i kërkonte Zeni lekë për TV.

Unë mendoj që e vetmja mënyrë është që ne të shpallim drejtorin e Zeni.TV si drejtor antikorrupsion.

Kjo tregon që jemi në një gjatësi vale me Partinë e Lirisë dhe e forcojmë aleancën me ta, pasi dy drejtorë Tatimesh e bëjnë më të lehtë situatën për të gjetur lekë për revolucionin.

-Kjo është ide e mire, tha Muli.

Duhet të gjejmë dhe një si Gimi i Puros të mos na konkurrojë.

-Si Gimi i Puros e vështirë.

Se na duhet të ketë qenë dhe ambassador, dhe i afërt me shokun Enver, dhe i djathtë.

Vetëm Doktorin kemi në atë nivel.

Kështu që në vend të tij më mirë paraqesim Zenin, se edhe atë drejtorin e Tatimeve e ka menaxher të parave të tij dhe vet i plotëson kushtet e përfaqësimit të lartë.

-Dakord jam, tha Muli. Kështu kompletohemi.

Liri me Brisin e Gimin e ne me Zenin dhe drejtorin e Zenit.

Të korruptuarit të fshihen në vrimë të miut tani, se këta e dinë mirë kush janë.

Kanë 9 vjet që s’po paguajnë.

Duhet të japin llogari kujt ja japin lekët.

Lini një Përgjigje