Muli përgatit akuzat për Lul Bashën lidhur me tragjedinë e Himarës 

4 Gusht 2022, 19:15Antena TEMA

Sot Muli kishte një ditë të ngjeshur.

Pasi përgatiti vizitën e Doktorit dhe Metës tek shtëpia e viktimës së Himarës, thirri Lelon se si mund ta forconin politikisht këtë çështje.

-Unë mendoj që fillimisht ta përdorim për interesat e brendshme në PD, tha Lelo. 

-Si ta përdorim, tha Muli?

-Po ja, fillimisht ta përdorim kundër Lul Bashës.

Doktori dhe Meta kanë shkuar për ngushëllime, ai nuk ka shkuar.

Pse nuk ka shkuar? Nuk ka shkuar se nuk e lë Edi Rama, është e thjeshtë.

Këtë duhet ta thotë Strazua në miting patjetër.

Po nuk e tha Strazua, e thotë Albana, s’ka problem.

Pas Lulit duhet të akuzojmë Alibeajn.

Pse ai nuk shkoi për ngushëllime tek familja?

Nuk shkoi se familja ishte me origjinë nga Tropoja dhe ai e urren Tropojën prej Doktorit.

Duhet patjetër. Këtë mund ta thotë Paloka pa frikë fare.

-Shumë mire, tha Muli. Kjo qenka ide e mirë.

-E dyta, që ka shumë rendësi, duhet të marrim në miting dhe këtë priftin me mbiemër Meta, se ai është shumë aktiv.

-Po shumë mirë të ka shkuar mendja.

Vetëm se mos na ngatërrohet me Ilir Metën kur ta prezantojmë.

-S’ka problem, tha Lelo.

Njërin e prezantojmë me mbiemër Meta, tjetrin me Metaj.

Le ta ndajnë vetq si e kanë.

-Po ide shumë e mirë dhe kjo, tha Muli.

Ndonjë gjë tjetër çfarë t’u bëjmë?

-I thoni dhe Zenit që Karmina të mos postojë foto këto dy- tri ditë, që të mos u kujtojë njerëzve Gërdecin, se ajo rri tregon se si u lidh me Zenin kur ai ishte i dëshpëruar për atë që ndodhi në Gërdec.

Dhe mendon se njerëzit preken.

-Ke të drejtë, tha Muli, po si them dot asaj.

1 Komente

  1. T
    Top fare

    E bukur Mero ......

    Lini një Përgjigje