Muli kërkon nga Lelo promovimin e pastorit Akil 

3 Gusht 2022, 20:50Antena TEMA

Pas lëvdatave që pastori Akil i thuri për Doktorin si një Gjergj Elez Ali i kohëve moderne përballë bishës anglo- amerikane, Muli thirri Lelon se si ta promovojnë pastorin Akil.

Lelo u bë entuziast nga kjo qasje e Mulit, që më në fund po vlerësonte dhe një pastor, pasi i kishte pas marr inat ngaqë dhe lali Eri i donte pastorët.

-E kam një ide, tha Lelo.

Pastorët janë të përhapur vetëm në SHBA.

Si të tillë, ata janë aty njerëz shumë popullorë.

Fakti që një pastor në Shqipëri adhuron Sali Berishën, do të thotë që Amerika e vërtetë adhuron Sali Berishën.

Le pastaj kjo pjesa që beteja e ka shenjtëruar.

Do dalë shumë e bukur.

-Për zotin, tha Muli, unë vonë e kam marr vesh që këta janë priftërinj.

Unë e dija se pastorët ishin ata që bënin pasta.

Pastaj u kthjellova që janë priftërinj.

Po ky qenka demokrat i vërtetë.

-Unë mendoj të krijojmë një event në Kishë të këtij dhe të çojmë Doktorin, tha Lelo.

Të jesh i sigurtë që Kisha do bëhet e gjitha me Doktorin.

-Duhet pak kujdes, tha Muli, se kemi dhe Ilir Metën.

Ai na ka kërkuar 35 për qind të komuniteteve fetare.

Duhet t’i japim 35 përqind të Kishës.

-Atëherë bëjmë diçka tjetër, tha Lelo.

Ky pastori jonë, ti shkruajë pastorit që ka në SHBA, dhe t’i kërkojë që t’i bëjë një ftesë Doktorit për në SHBA.

Natyrisht ai nuk do shkojë, por kur të marr ftesën, ta postojë dhe t’i thotë:

“Pa më kërkuar falje sekretari Blinken, nuk shkel në SHBA. Me nderime Sali Berisha”. 

Kjo do jetë goditje e madhe.

-Kjo po. Më pëlqen shumë, tha Muli.

Se tani vetëm ai Grenell na ka mbet në SHBA, por atë duhet ta fshehim, se na futi në dhe me këtë që tha kundër Kosovës.

1 Komente

  1. .
    ....

    Ndyresira fetare

    Lini një Përgjigje