Kohët e fundit Grenelli, dikur i dërguar i Presidnetit Trump për rajonin, ka pasur disa qëndrime të ashpra kundër Kosovës lidhur me konfliktin në veri apo zbimin e gazetares ruse, të dyshuar si spiune. Por në fakt ai deri tani është i vetmi ish-zyrtar amerikan që ka mbrojtur Doktorin për “Non grata” duke pranuar të thotë, atë që i kërkoi Doktori.
Kjo e ka bërë atë një figurë të dashur për demokratët, por tani po i prish punë, pasi po del që miqtë e Doktorit janë antikosovarë.
Për këtë thirri një konsulte me Lelon, meqë ai merr dhe vesh nga punët e SHBA.
-Si të distancohemi nga ky Grenelli tha Muli.
-Pak e vështirë është, tha Lelo, se ai është shumë agresiv dhe mund të tregojë që ne e thirrëm për lobim për të mbrojtur Doktorin dhe mund të na sulmojë.
-Po të gjejmë një fabul, siç thua ti, që të tregojmë se jemi kundër pikëpamjeve të tij për Kosovën.
-Pak e vështirë, pasi duket sikur jemi kapur në faj ne, tha Lelo. Është më mire ta kalojmë në heshtje.
-Dakord jam, por po na e përmendin ata në Kosovë që Grenell mbron veç serbët, rusët dhe Doktorin. S'di si t'ia bëjmë, të themi që për Doktorin ka pëlqim personal, nuk ka lidhje me bindjet politike.
-Këtu kemi një problem,- tha Lelo, se ti e di që ai ka të dashur burrë dhe duket sikur Doktori e tërheq seksualisht.
-Po ke të drejt tha Muli, harrova... Po të themi për shembull që ai është mërzitur me Doktorin, se Doktori kohët e fundit ka kundërshtuar agjendën LGBT si një tendencë e qeverisë për të prishur familjet. Kjo mund të gjendet si motiv.
-Dakord po ta bëjmë pas mitingut të nesërm, se mund të na mërzitet ky Ilir Meta, ngaqë ai si organizator të protestës ka këtë të Currin dhe ai ka të njëjtin hall.
-Ah po harrova tha Muli. Hall i madh na ka gjet me këta. Dhe kjo na duhet të prishemi me Ilir Metën, se pak telashe kemi. Ai ka dëgjuar që opozita do bythë dhe na është ngjitur pas.
Ore ku dreqin ju shkon mendja ????????????????
Hahahah e forte fare. Jane mbledhur gjithe bq bashke
Kjo eshte Portokallin e vertete, Jo ajo e Top it te course!!!