Muli i shqetësuar që Putini ka vjedhur siglën e Doktorit 

6 Gusht 2022, 20:56Antena TEMA

Sot qarkulluan në rrjete sociale foto nga sigla e partisë së Putinit, e cila është ekzaktësisht sigla e PD. Për hir të së vërtetës, nga një hetim i shpejtë, i bie që Putini ta ketë vjedhur siglën nga PD dhe jo e kundërta. 
Kjo e futi Mulin në mendime dhe thirri Lelon se si mund t'i përgjigjeshin kësaj situate. 
Lelo u bë shumë optimist. Duhet të shikojmë anën pozitive të kësaj që ka ndodhur tha.  
Fillimisht duhet të theksojmë faktin që PD e Doktorit është shembull frymëzimi për gjithë botën. Putini është shef i klubit antisoros në botë, dhe ai e ka bërë këtë në shenjë respekti ndaj një partie antisoros. 
-Po ti ku e di që është Putini shefi i klubit antisoros,- tha Muli kurjoz.  
-Po kam qenë me Sorosin, aty na e kanë thënë, tha Lelo. 
Së dyti mendoj se duhet të përdorim faktn që për Doktorin ka respekt dhe vetë Putini. Kjo i jep shumë pikë në opinion dhe merr dhe shtresën e nostalgjikëve sovjetik brenda PS që vdesin për Rusinë. Kështu e shkatërrojmë Ed Ramën. Ai le të fitojë me atë Bajdenin që e zë gjumi. 
Së treti mendoj se kjo sigël po fiton përditë e më tepër terren si sigla e “non gratave: kundër SHBA. Edhe Putini, edhe Doktori janë në të njëjtën listë të SHBA. Kjo sigël është tmerri i Sorosit që ka pushtuar SHBA. Nuk e ka bërë pa qëllim Putini. Është dhe një kod komunikimi në distancë me Doktorin. 
-D.m.th. më thuaj shkurt, i kemi punët mirë apo i kemi keq tha Muli me këtë vjedhje që ka bërë Putini.  
-Zakonisht kur njeriu të vjedh të varfëron,- tha Lelo. Kjo është e vetmja vjedhje që na bën më të pasur. 
 
 
 

1 Komente

  1. T
    TROPJANI

    Jo zotëri logon në Shqipëri e sollën agjentet serbo rus gjatë "revolucionit demokratik" prandaj mos gënjeni se është PD - doktorit / Salih, NON GRATA-s/ por e huazuar nga ruset dhe kjo parti me ketë llogo e ka vazhduar politikën pan sllaviste dhe ka shkatërruar Shqipërinë.

    Lini një Përgjigje