Muli kërkon një plan për vendosje gjobash 

5 Gusht 2022, 18:57Antena TEMA

Aksioni për vendosjen e gjobave ndaj biznesit për të financuar TV Zenin dhe mitingjet është kthyer në çështje dite.

Muli thirri me urgjencë Lelon për të diskutuar mbi këtë çështje me rëndësi.

-Pika e parë është si t’i ndajmë hesapet me Metën, tha Muli.

D.m.th ku të kërkojë ai, të mos kërkojmë ne.

-Kjo është e thjeshte, tha Lelo.

Lereni që Meta të thotë do jem kandidat për Bashkinë e Tiranës dhe i mbledh vetë lekët ai.

I shkojnë këta të lejeve natën tek shtëpia.

Ama ne nuk duhet të themi që kemi kandidat.

Se po tha Doktori që kam kandidat tjetër, shkojnë tek ky i Doktorit.

-Kjo është problem, tha Muli, se nuk e kemi ndarë.

-S’ka problem. Derisa ta ndani ai vazhdon mbledh ndonjë lekë.

-Po kur ta ndajmë, ku t’i gjejmë lekët ne, se do na thonë jam dhamë Ilirit?

-E aty pastaj duhen ndarë llogaritë, tha Lelo.

S’ka punë pa sherr. Dhe aty do ketë pak sherr.

-Pika e dytë është TV Zeni, tha Muli.

Zenit i vjen pak zor prej teje, por ai ka nevojë ta dijë se si të veprojë për këto gjobat ndaj biznesit.

Rri shikon gjithë ditën lajmet dhe mban shënim bizneset që japin reklamë apo marrin tendera.

Por nuk di si te veprojë.

Njëri i thotë bjeru në lajme, tjetri thotë dërgoju fjalë.

Është i paqartë.

Nga ana tjetër ka dyshime se ata që drejtojnë emisionet marrin lekë privatisht.

Ua shikon emisionet se mos i bëjnë ndonjërit ndonjë qokë që t’i kapë.

-A, e kuptova tha Lelo. Ai do të marr lekë nga bizneset.

Vështirë e ka t’i nxjerrë në ekran dhe t’iu marrë lekë.

Po mund të bëjë kontratë që “po na dhe lekë, nuk të nxjerrim në lajme”.

Kështu i bie dhe më mirë.

Vetëm se duhet ta mbajë pak presionin, se ndonjëri mund t’i shkojë tek shtëpia pastaj dhe trembet familja.

Lini një Përgjigje