Sot një operacion ndërkombëtar, në bashkëpunim me policinë shqiptare, arriti të kapë rreth 900 kg mariuanë në afërsi të Vlorës.
Operacioni Ishte koduar me emrin “Syri’.
Kjo e shqetësoi Mulin pa masë dhe thirri në një konsulte urgjente Lelon.
-Pse ta kenë koduar operacionin “Syri”, i tha?
Se unë kam qenë vet ministër.
Kur i vinim një emër operacionit, kishte një kuptim.
Ose ishte subjekti me atë emër, ose fabula e operacionit lidhej me të.
Nuk ishin emra rastësorë.
-Duhet parë kush e ka vënë emrin, tha Lelo.
Nëse e kanë vënë ndërkombëtarët, mund të ketë kuptimin e vigjilencës.
Nëse e kanë vënë këta tanët, mund të jetë një diçka negative për të trembur Doktorin, demek që po të vjen radha.
-Duhet ta hetojmë këtë, tha Muli.
Nuk më duket gjë e mirë kjo, që të kodojnë operacionet me emra që prekin familjen e Doktorit.
-Po ta bëjmë një prove, tha Lelo.
Të bëjmë një protestë në emër të PD ku të dënojmë policinë që bën shantazh mbi Syrin, duke koduar emrin e operacionit me emrin e një medie të afërt me PD.
Dhe kjo të raportohet si shkelje e lirisë së medias.
Ne e bëjmë një herë protestën pastaj shikojmë.
Po qe se reagon Ambasada amerikane apo ndonjë ambasadë e BE dhe thonë që emri i operacionit nuk ka lidhje me median e familjes së Doktorit, atëherë është rastësi.
Nëse nuk reagojnë ata po reagon Çuçi dhe e përgënjeshtron, atëherë duhet të ketë ndonjë pisllëk.
-Unë mendoj se ky Çuçi është i përzier vetë në këtë histori, se ata ukrainasit ishin me velierë në Shqipëri dhe Çuci ka lidhej me këto velierat.
-Atëherë ta bëjmë provën tamam, tha Lelo.
Pas reagimit të parë, bëjmë një deklaratë të dytë që Çuçi hakmerret ndaj Syrit dhe maskon trafikun e tij të drogës me emrin e Syrit.
-Kjo po, tha Muli. Kjo mund ta trembë seriozisht, se ndryshe operacionit tjetër ai mund t’ia vërë emrin “Zeni”.
Lini një Përgjigje