Sot në mëngjes Meta e ka nisur ditën e punës duke postuar një foto, ku duket duke shijuar boronica Tropoje.
Postimi është një mesazh i koduar për Doktorin, duke ironizuar boronicat Zenit.
Lelo, i cili është i ngarkuar të zbërthejë kodet e komunikimit të Metës, thotë se Meta po e sulmon Doktorin tek pika më e dobët.
-Sa herë ky ka probleme me Doktorin, i kujton Zenin, tha Lelo.
Dhe më 2015, kur u përplasen në Kuvend, i tha “kam dhënë një herë dorëheqje për Zenin, nuk jap më”.
Tani po i kujton boronicat, që në fakt do t’i kujtojë se ai pastron paratë me to.
-Kjo është shumë e rëndë, tha Muli. Ja fut pak kot ti.
S’ka mundësi të ketë shkuar kaq larg ai.
Në fund të fundit jemi aleatë.
-Kështu e ka stilin ai vëlla, i tha Lelo.
Të kujton më të keqen, për të të marrë më të mirën.
Do pazar. Duhet zgjidhur kjo punë.
-Po çfarë të bëjmë, i tha Muli?
T’i themi Zenit të mbyllë boronicat?
-Jo, as i plas për to. Ai kërkon që Doktori t’i japë siguri, ndryshe do merret me Zenin.
-Po çfarë sigurie t’i japim? Ai kërkon Bashkinë e Tiranës.
Po ja dhamë që tani, merr fund fushata.
Na ikin biznesmenët të gjithë, bëhen me të dhe ngelemi pa lekë.
-Këtu është çështja, tha Lelo.
Duhet ta sigurojmë që ose do marrë lekët, ose bashkinë.
Po qe se do t’i japim bashkinë, s’ka nevojë t’i japim lekë.
Po qe se nuk do t’i japim bashkinë, ai do lekët ndryshe do merret me boronicat.
-Punë dreqi, tha Muli. Prit kur të nxjerrë dhe Brisin ndonjë ditë, të bëjë sikur provon tanga nga dyqani i Karminës për të na kërcënuar dhe me atë.
Ha...haaaaaaaa sa kam qeshur...me fundin Brizi-Bleta Puntore me tangat e Karmines...menyre per tu "exituar"politikisht...Muli
Ha...haaaaaaaa sa kam qeshur...me fundin Brizi-Bleta Puntore me tangat e Karmines...menyre per tu "exituar"politikisht...Muli
Brisin tok me Moniken mund ti coje te provojne dhe dildot te Megatek