Muli zbërthem mesazhin e Metës me foto të Tiranës dhe Kabulit 

11 Gusht 2022, 20:21Antena TEMA

Muli sot e nisi prapë ditën me Ilir Metën.

Lelo e priste në kafe i përgatitur t’i shpjegonte kodin e fshehtë të postimit të Metës në mëngjes.

Ishte një foto e Tiranës e vitit 1981 dhe një foto e Kabulit e 2016, që paraqitej si foto e Tiranës.

-Për mua ka dy mesazhe të forta, tha Lelo.

E para, është që do ta bëjë fakt të kryer betejën për Tiranën, që duhet ta udhëheqë ai.

E ka ndarë mendjen që duhet t’i jepet atij Tirana.

E dyta, është loja me foton.

Do t’u tregojë amerikanëve që kanë qenë në Kabul, se si e katandisën Kabulin, por bën sikur e ka fjalën për Tiranën.

Ky mesazh nuk ka lidhje me ne, e ka për ata.

-Kjo qenka serioze,- tha Muli.

Duhet të gjejmë një zgjidhje për këtë punën e Tiranës.

-Një zgjidhje është ta mbështesim dhe ne në ato që thotë, tha Lelo, dhe ai do kujtojë se jemi dakord me të.

D.m.th poston ai një marrëzi për Tiranën, e duartrokasim dhe ne. Kështu mund të qetësohet.

Puna është çfarë do bëjmë kur të vijë ora për kandidatin.

Një mënyrë tjetër është që ne të gjejmë një figurë që do ta kandidojmë që tani dhe të bëjë ai rivalitet me postime me Ilir Metën, për Tiranën.

-Kjo e para më duket më e lehtë, tha Muli.

Që ta bëjmë sikur jemi me të.

Kandidat tani nuk gjejmë dot as vetë, se s’kemi as vulë, as firmë.

-Atëherë të caktojmë një grup në rrjete sociale nga PD, që të mbështesin Metën me like sapo poston dhe ne të tjerët me komente.

Kjo mund t’ia rrisë pak sigurinë dhe mund ta quajë betejë të fituar këtë kandidimin.

-Po mire, tha Muli. Ka rreziqe dhe kjo punë, por kosto më e ulët.

Po sikur të çmendet më shumë dhe të na kërkojë të prononcohemi, jemi me atë apo me Erion Veliaj.

Se ai i bie shkurt.

-Puna është si ta çojmë ta thotë atë, tha Lelo.

Se po e tha atë, shpëtojmë nga këta tanët, se binden që është çmendur.

Se deri tani mendojnë që bën lojë.

Lini një Përgjigje