Pas deklaratave të fundit të pastorit Akil mbi dashurinë e tij për Doktorin, Muli vendosi të bëjë një konsult me Lelon se si mund ta ndihmojnë pastorin Akil të ketë më shumë besimtarë dhe t’i shërbejë PD-së në zgjedhje përmes tyre.
Lelo kishte disa ide për këtë çështje.
-Së pari, duhet të krijojmë një fabulë për Akilin, tha Lelo.
Kur Luli u distancua nga Doktori, armiqtë tanë e quajtën Lulin, “Akili ynë”.
D.m.th ai që mori zvarrë Doktorin si triumfator.
Kjo e ka prekur shumë Doktorin në atë kohë.
Unë mendoj se tani ne duhet t’i referohemi pastorit si “Akili ynë”.
Pra si Akili i vërtetë, ai që merr zvarrë çdo kundërshtar të Doktorit.
Kjo i jep atij shumë peshë në opinion publik.
-Jam dakord, tha Muli.
Vetëm se duhet shpjeguar çfarë ka qenë Akili, se ndoshta nuk e dine, mendojnë se është fjala për Kilen e Durrësit.
-Tani për të gjithë nuk e shpegojmë dot, tha Lelo, por do t’ua bëjmë të qartë që është një personazh i antikitetit grek, “demokrat që këput zinxhirë”.
E dyta, duhet të nxisim plot anëtarë të PD të aderojnë tek Kisha e pastorit.
Natyrisht ata që nuk janë myslimanë.
Kjo mund t’i japë atij më shumë autoritet në publik dhe ta konkurrojë atë priftin tjetër, me mbiemër Metaj, që bën si politikan.
-Po ai e ka Meta apo Metaj, se ky mbiemri ngatërron dynjanë?
-Pikërisht këtë desha të them, tha Lelo.
Ai është rival me pastorin tone, si Iliri me Doktorin.
Ndaj ne duhet të jemi me pastorin.
Ai ta sqarojë si e ka, Meta apo Metaj.
Se dhe prift, dhe Metaj, s’kam dëgjuar.
-Ke të drejtë, tha Muli. Ky mbiemër është me shumë të meta.
Te dy keta pastor,Akilja dhe Metaj,jane mutrit e Saliut.