Muli kërkon një strategji si të mbrojnë Metën nga dosja 

18 Gusht 2022, 21:30Antena TEMA

Sot kur u bënë publike detaje nga ligji që mund të penalizojë Ilir Metën pasi të certifikohet si bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit, Muli vendosi të organizojë një konsulte me Lelon, se si do ta mbrojnë Metën nga dosja kur ligji të miratohet.

-Parimisht do të jetë shumë e vështirë, tha Muli, pasi ne jemi shprehur kundër bashkëpunëtoreve të Sigurimit të Shtetit, por mendoj se duhet të forcojmë klauzolën që kush ka kontribuar për demokraci, t’i falet bashkëpunimi.

Meta ka qenë në takim me Ramiz Alinë më 10 dhjetor 1990 dhe duhet të përjashtohet nga ndëshkimi.

-Dakord jam, tha Lelo. Problemi është se mos del në dosje që dhe në takim me Ramiz Alinë e ka çuar Sigurimi.

Atëhere na duhet të dekorojmë Sigurimin e Shtetit si “Martir i Demokracisë”, pasi ka bërë përmbysjen e komunizmit.

-S’ka problem,- tha Muli. E quajmë manipulim dosje nëse del ndonjë fakt i tillë.

Na duhet ta mbrojmë Metën, edhe pse nuk e shpëtojmë dot. Por duhet ta mbrojmë.

Që kur të përjashtohet, të mos thotë ma futi Doktori.

-Po mund të na prishë punë ky Alibeaj duke mbrojtur ligjin dhe ne do dalim sikur mbrojmë Sigurimin, tha Lelo.

Duhet të tregohemi më të kujdesshëm.

Duhet të paraqesim një ligj tonin, që ata natyrisht do ta hedhin poshtë.

-E çfarë të ketë ligji, tha Muli? 

-Po ligji duhet të dënojë oficerët e Sigurimit të Shtetit që kanë rekrutuar njerëz.

Fjala vjen të gjendet operativi që ka rekrutuar Ilir Metën dhe të dënohet për dhunë psikologjike me pasoja afatgjata mbi shëndetin mendor te tij.

Dhe nuk është se nuk kemi prova për këtë.

Nëse ngrejmë këtë akuzë, pra nëse bëjmë një ligj që të dënohen oficerët e Sigurimit të Shtetit që kanë rekrutuar bashkëpunëtorë, PS do ta kundërshtojë, se ajo i ka të gjithë oficerë sigurimi kuadrot.

Kështu zhurmojmë debatin.

-Kjo qenka e mirë, tha Muli.

Por kam frikë se mos Meta e quan dhe këtë kurth, se nuk e dimë si i ka marrëdhëniet me operativin.

Mund ta ketë dhe atë shok, si atë Talon.

Lini një Përgjigje