Muli i shqetësuar për deklaratat e Tritanit për Doktorin 

16 Gusht 2022, 20:32Antena TEMA

Sot Tritani ka bërë disa deklarata që e kanë turbulluar Mulin. Ai ka folur për mundësinë e burgosjes së Doktorit në Shtator.  
Muli, duke diskutuar me Lelon për këtë çështje, shfaqi për herë të parë dyshimet e tij për Tritanin. 
-Ky Tritani po luan me dy porta, tha Muli. 
-Pse, pyeti Lelo. Kam idenë që ai kërkon të nxisë revotla po u arrestua Doktori. 
-Jo,- tha Muli. E njoh unë atë. Ai po teston se a do revoltohet populli po u tha që Doktori do arrestohet. Dhe po e tha nja dy tri herë e nuk lëvizi njeri që tani, këta trimërohen dhe e fusin në burg. 
-Po unë kam idenë që Tritani është me Doktorin sinqerisht,- tha Lelo. 
-Je i ri ti nuk e njeh Tritanin. Atij po nuk i dhe gjë se ke kurrë me vete. Këtë radhë i ka çuar fjalë Doktorit s'më ke me vete, se me kë këmbyer me një kalama në zgjedhjet në parti. 
-Kjo qenka serioze, tha Lelo nuk e dija. D.m.th. ti thua që Tritani mezi pret të arrestohet Doktori. 
-Padyshim që po. Vetëm se nuk do që të kuptohet kjo skemë se mendon që pas arrestimit i vjen radha atij për udhëheqës. Ndaj them që është i poshtër. Dhe e ka bërë kastile atë deklaratën sot. Se Taulant Balla ka folur vetëm për ligjin e “non grata”-s, jo për arrestim. Ky ua fut në mendje atyre që ta çojnë deri në fund. 
-Atëherë ta vëmë në provë Tritanin,- tha Lelo. Ti kërkojmë të dalë e të thotë që SHBA do të arrestojë Doktorin, por ne nuk do ta lejojmë. Po e tha, e ha nga SHBA, po nuk e tha ja ka me hile Doktorit. 
-Shumë mirë të shkoi mendja,- tha Muli. Vetëm se ai është i poshtër. Merr ambasadoren, e i thotë: më urdhëruan ta them këtë, po mos u mërzit se është lojë. Çfarë nuk pret nga ai. Dhe pastaj e hamë unë e ti. 
 
 

Lini një Përgjigje