Muli i shqetësuar për përjashtimin e Doktorit nga politika 

15 Gusht 2022, 21:18Antena TEMA

Pas paralajmërimeve për ndryshime ligjore në shtator lidhur me ligjin e dekriminalizimit, Muli është i shqetësuar për dy iniciativa ligjore. 

Shqetësimi i parë është iniciativa për ta përjashtuar Doktorin si person “non grata” duke e konsideruar këtë njësoj si deportimi nga një vend.

E dyta, është përpjekja për ta përjashtuar si ish- sekretar partie.

Për këtë thirri Lelon ta diskutonin se çfarë masa duhet të merrnin.

-Unë mendoj se nuk kemi në dorë ta ndalim asnjë, tha Lelo.

Por më mirë na bëhej kjo e “non grata”.

Se këtë demokratët e kanë besuar që e ka nga Sorosi.

Kurse këtë detyrën si sekretar partie e ka zgjedhur vetë.

-Atëherë, tha Muli, të nisim një fushatë që Sorosi ka kërkuar që Doktori të përjashtohet nga politika që tani.

Që kur ta bëjnë në shtator, t’i dalim para.

-Dakord jam, tha Lelo, por duhet pak kujdes.

Se kam frikë se duke e përsëritur u mësohet veshi njerëzve dhe nuk u bën shumë përshtypje, kur të ndodhë, nëse ndodh.

-Duhet ta lidhim patjetër dhe me Metën, tha Muli.

Të themi që Sorosi ka urdhëruar për të dy.

Kështu mund të forcojmë aleancën me të.

Problemi është se nëse ata ikin të dy, do ngelesh ti dhe Agim Neshua në krye të opozitës, dhe ata do vazhdojnë më tej me ty, do të hapin dosjen e UDB, që të kan kap në Prizren, atë do ta ndëshkojnë prape si bllokmen dhe do vijë brezi i tretë i opozitës.

D.m.th do dalë Brahimllari me Këlliçin.

Kjo pastaj na e komplikon punën.

Prandaj duhet ta eliminojmë këtë të ish- sekretarit të partisë.

Të mbajmë vetëm këtë “non grata”-an, se me këtë të paktën ikën si burrat.

Lini një Përgjigje