Fakti që Meta provoi me certifikatë që emrin e ka Ilir Metaj, ndërsa si president ka firmosur si Ilir Meta, e vuri Mulin në mendime.
Thirri Lelon të shkëmbenin disa pikëpamje për këtë çështje.
-Kam një ide, tha Muli, se si mund ta rrëzojmë Ramën pa hedhur asnjë pushkë.
-Si?
-Tani u provua që Ilir Metaj është emri zyrtar dhe gjithë dekretet i ka firmosur me Ilir Meta.
-Po?
-Atëherë ne e çojmë në Gjykatë Kushtetuese dekretin për emërimin e Edi Ramës kryeministër dhe ai rrëzohet, pasi është firmosur nga një president që nuk ka ekzistuar.
Është fare e thjesht.
Si argument marrim hetimin e SPAK, që verifikon gjeneralitet e Ilir Metës.
Po kështu rrëzojmë me radhë gjithë ministrat.
Madje dhe presidentin, që e ka shkarkuar si gjeneral, me emrin Ilir Meta.
Për 24 orë kemi të rrëzuar gjithë shtetin.
-Ide interesante është, tha Lelo.
A e kemi në dorë Gjykatën Kushtetuese?
-Patjetër. Ata i dolën zot Ilir Metës dhe kur kishte dy emra, jo më tani.
-Atëherë duhet shtuar lista, tha Lelo.
Themi që dhe zgjedhjet e 25 prillit i ka dekretuar Ilir Meta dhe duhet të anulohen, dhe të hyjmë në zgjedhje të reja.
-Edhe kjo është e bukur, tha Muli.
-U hap lojë e madhe, tha Lelo.
Madje ai kështu shpëton dhe nga burgu.
Kur ti çojnë fletën e arrestit ai shikon emrin dhe thotë, “ej, unë nuk jam Ilir Meta, jam ai tjetri”.
-Ta thërrasim urgjent e t'ia themi, tha Muli.
Kjo mund ta qetësojë.
Kështu merr kuptim dhe shtatori si muaji i revolucionit.
Ne fakt tamam tamam e ka Ilir Mutaj jo Metaj