Muli i befasuar nga konvertimi i Doktorit në bektashi 

23 Gusht 2022, 19:07Antena TEMA

Dita e sotme ka qenë një surprizë për Mulin.

Kur Doktori i tha se do të ikim në Bulqizë tek Teqeja e Homeshit, Muli u zu ngushtë.

-Çfarë ka ndodhur aty, i tha?

-Do inaugurojmë Teqenë. Ka shumë rëndësi, tha.

Biznesmeni që e ka ndërtuar ka mbështetur Foltoren. 

Kjo e çliroi Mulin nga pikëpyetjet pse po shkonte Doktori.

Pastaj thirri Lelon se si duhej paraqitur kjo në publik.

-Qenka fabulë interesante, tha Lelo.

Duhet të linkojmë ndonjë foto nga brenda, sikur e ka nxjerrë dikush.

-Çdo të thotë linkim, tha Muli?

-D.m.th. ta postojmë sikur ka dalë nga dikush tjetër.

Si të ta them, sikur na e kanë vjedhur.

-A, e kuptova, tha Muli.

D.m.th duhet të gjejmë një nga LSI ta postojë.

-Jo jo, mund ta postojë dhe ndonjë democrat, s’ka problem.

Nuk është monopol i LSI vjedhja

Kjo do krijojë simetri me udhëtimin e Metës në Tomorr.

Është e rëndësishme që të jemi të sinkronizuar në fushatë.

Kur ai shkon në një Teqe, dhe ne duhet të shkojmë në një Teqe. 

-Puna është se Doktori është mysliman, mos na mërziten këta të Xhamisë, tha Muli.

-Duhet të gjejmë një lidhje me bektashinjtë, tha Lelo.

Përshembull sajojmë se si dervish Lusha ka lënë amanet që Teqenë e tij në Tropojë ta mirëmbajë Doktori.

Apo fjala vjen që një familjar i Doktorit ka qenë bektashi i zjarrtë.

Për kështu histori vdesin njerëzit.

-Po do na thonë njerëzit si u kthye kaq shpejt nga mysliman në bektashi, tha Muli. Është pak problem.

-Problem është për ata që nuk ndryshojnë kurrë, tha Lelo.

Doktori është ndryshues i madh.

Ka qenë sekretar partie në komunizëm, është kryetar partie në demokraci.

Ka qenë vjet në gusht mbështetësi më i madh i Lulit, në shtator ishte armiku më i madh i tij.

Ka qenë mik i madh i Amerikës, tani është armik i madh i saj.

Nuk ja vë re njeri Doktorit këtë gjë.

E ka fituar këtë besim, që ku shkon ai, është e drejta.

3 Komente

  1. K
    Këshilltari Presidentit BEGAJ

    Ka Bektashi që nuk kanë vendosur se cilës parti do i përkas, të majtës apo të djathtës, përsa i përket doktorit e tha publikisht që është mysliman sunit (jo praktikant), ndërsa për Ramën thotë që është i lëkundur, herë thot katolik, herë orthodoks dhe tani që gruan e ka të fesë myslimane thotë jam udhëheqsi tyre.

    1. R
      Rama Ka shkuare në rrene

      As një në ta nuke kane Fe as atdhe veq Ku ështe leku dhe pushteti për veten e tyre dhe familjaret e tyre. Rama ështe Turke Golloborsi i komuniteti Bullgare. Prandaj tani Ka shkuar në rrene

      1. BARDHYLI

        Komentatori i PEDES...Bardhyli nga kosova ....dhe ne fund keshilltar..........je nje mut !

      Lini një Përgjigje