Muli shpreson që pilotët e B 52 të vijnë kundër Edi Ramës

22 Gusht 2022, 17:52Antena TEMA

Sapo Ambasada e SHBA në Tiranë njoftoi se në mesditë dy avionë B 52, që janë transportuesit më të mëdhenj ajrorë të ushtrisë amerikane, do shfaqen mbi Tiranë, për të nderuar 100 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve, Doktori doli në konferencë shtypi dhe njoftoi se ata vijnë kundër Edi Ramës për ta kërcënuar.

Muli pastaj thirri Lelon për të diskutuar si “spinë doctor”, se si ta bëninm të besueshme këtë që tha Doktori.

-Ka sens, tha Lelo. Bën lajm kjo gjë, pasi të gjithë mendojnë se ato janë dërguar kundër Doktorit dhe Metës, si njerëz që nuk i do SHBA.

Por Doktori e ka kap më gjerë.

Ato janë kundër Rusisë.

Meqë Rusia ka dërguar agjentë në Gramsh dhe ata kanë sulmuar rojet, duket që Rama nuk ka qejf t’i dënojë këta rusët dhe t’i nxjerrë, pasi Putini ka marrë në telefon Vuçiç dhe i ka kërkuar të ndërhyjë tek Rama mos t’i dënojë.

Doktori e ka kapur këtë dhe ka denoncuar Ramën se kërkon të mbrojë miqtë e Vuçiçit, që janë njerëzit e Putinit.

Pra e ka bërë lojën më të madhe. Kupton?

-Po, e kuptova tha Muli. D.m.th. ideja është që Amerika s’do dërgojë dy avionë B 52 për Doktorin dhe Metën, se nuk ja vlen të harxhojë kaq shumë për dy njerëz.

Por ngaqë është Rusia në mes i ka dërguar një për Ramën, një për Vuçiçin.

-Pak a shumë kjo gjë, tha Lelo. Besoj që ngjit.

Ka shumë rëndësi që mos na tremben njerëzit, se mendojnë se SHBA po sjell B 52 për Doktorin.

Është gjë e rëndë kjo.

-Duhet shtuar që ambasadorja dhe në sheshin “Skënderbej” foli për agjentë rusë, që d.m.th. e forcon idenë që avionët janë për rusët dhe rusët kanë mik Vuçiçin, dhe ai ka mik Edi Ramën, d.m.th. avionët janë sjellë për Ramën.

Shumë e bukur kjo. Do çmendet Rama kur ta dëgjoj. Ja ka fut bukur Doktori me këtë.

-E bukur është, tha Lelo, por nuk duhet gëzuar shumë.

Vetëm sa të qetësojmë militantët, se po qe se e demonstrojmë publikisht gëzimin, na bëjnë ndonjë deklaratë sqaruese kundër Doktorit dhe marrim fund.

Me kujdes duhet përdorur.

2 Komente

  1. K
    Këshilltari Presidentit BEGAJ

    Lufta e tretë botërore mund të nisë me Shqipërinë pasi agjent Sovjetik, të BE-së, dhe ata Amerikan duan të jenë të bindur se ç'do godasin për të na gunjëzuar.

    1. r
      reti11

      Hahahahahahahahah! Një për Ramën, një për Vuçiçin!

      Lini një Përgjigje