Pas njoftimit se Sazani nuk është në gjendje të mirë shëndetësore dhe se po kërkon këshilla se si ta kalojë këtë situate, Muli ka ngritur dyshimet e veta se Sazanin mund ta ketë helmuar Edi Rama.
Lelo, i cili e shikon këtë çështje nga dëmi që mund t’i bëjë imazhit të opozitës, është kundër Mulit.
-Nuk duhet ta paraqesim si helmim të Edi Ramës, tha Lelo. Nuk kemi interes.
Sazani është një zë i fuqishëm i shoqërisë civile dhe nëse hapim fjalë që Rama këta i helmon, ata shkrihen fare.
Duhet të gjejmë një fabulë tjetër.
-Po çfarë të gjejmë, tha Muli? Puna është ti mbetet faji Ramës.
-Ta mendojmë, tha Lelo. Ka plotë skenarë që ja lënë fajin Ramës.
Ja për shembull një prej tyre.
Hapim fjalë që Sazani ka qenë paradite me Tit Vasilin dhe Bilushin e Metës.
Kur kanë marrë vesh që Meta është nën hetim!
Aty Tit Vasili ka pas ethe dhe dridhje trupi.
Sazani është përpjekur ta mjekojë me metodat e tij, por nuk ka funksionuar.
Ka marrë urgjencën dhe ajo i ka thënë prit pak se ka emergjenca të tjera.
Pastaj Sazani i ka shpjeguar se kush është, si bie kushëri i 22 me Skënderbeun dhe në rrënjë të largët me Akilin.
Atëherë operatorja e ambulancës i ka thënë ma thuaj fiks vendodhjen dhe mos luaj andej.
Sazani është treguar i sinqertë dhe ja ka thënë.
Pas pes minutash aty kanë shkuar dy policë dhe kanë pyetur kush eshtë pasardhësi i Skënderbeut dhe Akilit.
-Unë, ka thënë Sazani.
-Eja me ne i thane, dhe e morën në makinë duke e çuar drejt klinikës 5.
Rrugës e kanë kërcënuar se po doli më pa leje, do ketë pune me ta.
Sazani i ka bërë sms Tit Vasilit ta shpëtojë nga policët, se po e çojnë gabimisht tek klinika 5.
Titi është organizuar dhe sapo e kanë zbrit policët, është veshur si Doktor dhe u ka thëne “tani e kam unë në dorëzim”.
Pas kësaj e ka shoqëruar në shtëpi.
Për këtë shkak i janë shfaqur simptomat e Titit.
E gjitha vjen nga faji i Edi Ramës që ka dash ta mbyll tek 5.
-Kjo qenka shumë e bukur, tha Muli.
Po këtu më shumë besohet që Sazani është për tek 5-a, se sa që e ka fajin Edi Rama.
Të gjejmë një fabulë që e ka më shumë fajin Edi Rama.
-Ja ta mendojmë, tha Lelo i bezdisur. Por në fakt kështu del më bukur.
hahahah perle fare
Po kush tha që Sazani nuk është për tek 5-sa. Ndryshimi është sepse nuk është për në pavionin e agresivëve, por për në pavionin e atyre me peshë të vogël truri.